Sara Hoxha ka shpërndarë një “Story” në Instagram, ku shfaqet Ledion Liço gjatë transmetimit të Big Brother VIP Albania.
Pas një periudhe të gjatë pa postime të përbashkëta ky detaj ka mjaftuar që ndjekësit të reagojnë menjëherë, duke e parë si një sinjal pozitiv mes aludimeve për një krisje në raportin e tyre.
Edhe pse nuk ka ende një reagim të drejtpërdrejtë nga çifti, ky veprim i Sarës duket se hedh poshtë zërat për ndarje dhe tregon se marrëdhënia mes tyre vijon normalisht.













