Jehona Lushaku-Sadriu është propozuar të jetë kryetare e Grupit Parlamentar të LDK-së, në këtë legjislaturë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
“Jam i bindur se në këtë përgjegjësi të re do ta udhëheqë Grupin Parlamentar me përkushtim, korrektësi politike dhe respekt për njerëzit me të cilët punon. Mbi të gjitha, do ta përfaqësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës me dinjitet dhe do ta bëjë krenar çdo mbështetës tonin, ashtu si edhe vetë qytetarët e Kosovës, për përfaqësimin parlamentar të LDK-së” ka deklaruar Abdixhiku.











