Gjatë muajit nëntor kishte pasur raportime ku fermerët e qytetit të Skenderajt që furnizojnë qumështoren “Drena”, kishin denoncuar se kjo fabrikë u ka mbetur me mijëra euro borxh.
Fermëret janë lajmëruar sërish për redaksin e portalit rajoni.org duke thënë së borxhet sërish nuk u janë ekzekutuar.
Ata thonë së pas raportimit të rajoni.org kjo fabrike u ka ekzektuar veç një pjesë të vogel të borxhit.
Fermerët akuzojnë pronarin e fabrikës, Rrustem Rukolli dhe drejtoreshën e kësaj fabrike për arrogancë.
“Rrustemi me as nuk po e hap telefonin. Drejtoresha shumë arrogancë. Borxh na kanë mbëtur sërish. Shumicës së fermërve u kanë mbëtur borxh nga 3 mijë e deri 7-8 mijë euro”.
Një tjetër fermër thotë së tani është në halle, sepse, nuk po dinë nga të i’a mbaj.
“Jam në kredi për me ble yshim. Po as këstin e kreditit e as shpënzimet tjera nuk po mundem me i mbulu si pasojë e mos marrjes së borxhit”.
Redaksia e rajoni.org ka kontaktuar qumështoren “Drena” për të marrë një përgjigje mbi këto pretendime, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë asnjë koment.













