Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Jeni pak si argjentinasit”, Zabaleta: Njoh shumicën e lojtarëve shqiptarë

09/01/2023 - 13:29
në Sport
A A
“Jeni pak si argjentinasit”, Zabaleta: Njoh shumicën e lojtarëve shqiptarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendëstrajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit, argjentinasi Zabaleta, ish-futbollist i Manchester City-t, u shpreh në konferencën për shtyp të prezantuese, këtë të hënë, se njeh pjesën më të madhe të futbollistëve shqiptarë. Ai u shpreh se shqiptarët kanë një ngjashmëri me Argjentinën, pasi e dashurojnë futbollin.

“Jam shumë i kënaqur që Argjentina na dha kënaqësi të madhe. Njoh shumicën e futbollistëve të kombëtares shqiptare. Shoh në Shqipëri atë që kanë edhe tifozët e Argjentinës. Ky vend e dashuron futbollin. Shohim shumë lojtarë të talentuar, me potencial të madh, pasi luajnë në ligat më të rëndësishme të Europës. Duhet të kemi mentalitetin e duhur.

Lojtarët e Kombëtares duhet të kenë besim te vetja e tyre, duhet të jenë të bindur që mund të kenë sukses. Shpresoj t’i frymëzojmë këto lojtarë që të bëjnë krenar veten e tyre, por edhe tifozët. Besoj se mund të kemi miksin e lojtarëve të mirë me mentalitetin e duhur”, tha Zabaleta.

Ndërkohë, Sylvinho u shpreh se i ka ndjekur kuqezinjtë në ndeshjet e fundit miqësore, ndërsa thekson që puna do të ndahet në dy pjesë.

“Dy-tri ndeshje miqësoret e fundit i kam parë. Kam punuar me Manajn kur ishte pjesë e Interit. E njihja shumë mirë kombëtaren shqiptare. Ka pasur dhe ka futbollistë teknikisht të fortë. Ne do të fillojmë punën, e cila do të ndahet në dy pjesë. Së pari, monitorimi i futbollistëve dhe më pas do të shkojmë t’i ndjekim në fushën e lojës.

Në këtë moment, kemi futbollistë teknikisht të fortë dhe në këtë pjesë kemi shumë për të bërë. Kombëtarja ka lojtarë të rëndësishëm në botën e futbollit. Keidi Bare, apo Armando Broja, që janë të dëmtuar, uroj që të kthehen sa më shpejt”, u shpreh Sylvinho.

JU REKOMANDOJMË

Nora Gjakova i jep fund karrierës si sportiste
Sport

Nora Gjakova i jep fund karrierës si sportiste

31/12/2025 - 14:31
Jashari dhe Muja takohen në Kosovë dhe prezantojnë veturat luksoze
Sport

Jashari dhe Muja takohen në Kosovë dhe prezantojnë veturat luksoze

31/12/2025 - 10:08
Pa problem edhe për Senegalin e Kongon, kalojnë tutje
Sport

Pa problem edhe për Senegalin e Kongon, kalojnë tutje

30/12/2025 - 22:15
Ronaldo shënon golin e 957 në karrierë, devijon me shpinë goditjen e Felix
Sport

Ronaldo shënon golin e 957 në karrierë, devijon me shpinë goditjen e Felix

30/12/2025 - 20:09
Ishte -10 gradë, portieri i ekipit turk pi çaj gjatë ndeshjes për t’u ngrohur
Sport

Ishte -10 gradë, portieri i ekipit turk pi çaj gjatë ndeshjes për t’u ngrohur

30/12/2025 - 18:00
Milan kryeson renditjen e shikueshmêrisë
Sport

Milan kryeson renditjen e shikueshmêrisë

30/12/2025 - 14:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Garë e ashpër mes disa emrave të LDK-së për të fituar mandatin e deputetit

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Kjo është femra që humbi jetën dje në një vilë në Pejë

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Lumir Abdixhiku jep dorëheqje zyrtarisht në Kuvendin e LDK-së

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë