
Statovci e Guxo për qështjen e mungesës së ujit të pijshëm, ka thënë se, kur Sabri Fejzullahu këndoi për ujin e Llapit, sigurisht nuk e kishte menduar këtë ujë që shohim sot.
Bartësja e listës së partisë Guxo që garon për Prishtinën, Jeta Statovci, ka vizituar barileven ku nga afër është njoftuar me hallet e banorëve.
Ajo ka premtuar se do të jetë zë i qytetarëve.
Postimi i plotë:
Kur Sabri Fejzullahu këndoi për ujin e Llapit, sigurisht nuk e kishte menduar këtë ujë që shohim sot.
Në Barilevë, një nga fshatrat më të mëdha të Prishtinës, pamë nga afër shqetësimet e banorëve – mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e kanalizimit për gjysmën e familjeve, ndotja e lumit që sjell infeksione, mungesa e ndriçimit dhe e çerdhes. Probleme elementare që nuk do të duhej të ekzistonin më në vitin 2025.
Ky realitet po i detyron shumë banorë të braktisin vendlindjen e tyre. Kjo nuk është vetëm padrejtësi, por edhe dështim i qeverisjes lokale.
Nga Asambleja, ne do të jemi zëri i qytetarëve që çështja e çerdhes, kanalizimit, ndriçimit publik dhe qasjes në ujë të pijshëm të jenë të buxhetuara dhe të përfshira si investime të domosdoshme.
Në këtë takim ishin edhe kandidatët për Asamble, Isa Rexha dhe Gykhan Troshupa, me të cilët ndamë zotimin që fshatrat e Prishtinës të mos jenë më të harruara, por të marrin kujdesin dhe investimet që meritojnë.
Jeta Statovci
Gykhan Troshupa
#guxopërprishtinën 118✅