Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jeton dhe punon në Kosovë qe 4 vjet, Gërvalla regjistrohet si votuese jashtë vendit: A e mashtroi kryediplomatja KQZ-në?

06/02/2025 - 13:45
në Kryesore, Lajme
A A
Sulmi në Banjskë/ Gërvalla: BE-ja të ketë një qëndrim për pasojat që duhet të ketë agresori
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës duket se e ka mashtruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndonëse ka katër vjet që jeton dhe punon në Kosovë, ajo është regjistruar si votuese jashtë Kosovës.

Një burim brenda MPJD-së i ka thënë gazetës Nacionale se kryediplomatja e Kosovës vitin e kaluar ka zgjedhur që të regjistrohet si votuese jashtë Kosovës.

Në momentin e regjistrimit online, ajo i është paraqitur KQZ-së si shtetase e Kosovës që jeton jashtë vendit, ndërsa nga marsi i vitit 2021 Gërvalla është zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës.

Gazeta ka mësuar se ajo pritet të votojë më 8 shkurt në një përfaqësitë diplomatike të Kosovës në Gjermani.

Me një veprim të tillë kryediploatja duket se e ka mashtruar KQZ-në, meqenëse ajo nuk jeton jashtë Kosovës.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në mënyrë të qartë tregon se vetëm shtetasi e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës.

Në nenin 96, paragrafi 1, ligji tregon se kush mund të regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës.

“Shtetasi me të drejtë vote, i cili jeton jashtë Kosovës, mund të votojë për zgjedhje nëse ai ose ajo aplikon dhe regjistrohet suksesshëm për votim jashtë Kosovës” thuhet në paragrafin e parë të nenit 96 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Gjatë procesit të regjistrimit, shtetasi i Kosovës që jetojnë jashtë vendit do t`i duhet të plotësonte edhe të dhënat për adresë në shtetin ku jeton.

Gazeta nuk ka arritur të mësoj se çfarë adrese ka shënuar Gërvalla në aplikacion kur është regjistruar, kur ajo jeton dhe punon në Prishtinë prej katër vitesh.

Para katër viteve, Donika Gërvalla vete kishte treguar se e kishte lëshuar Gjermaninë dhe ishte kthyer në Kosovës për një kohë më të gjatë.

Më 19 janar të vitit 2021, ajo kishte shkruar edhe një status në profilin e saj në “Facebook”, ku tregonte për kthimin në Kosovës.

“Ka pak ditë që jam kthyer përsëri në Kosovë. Këtë herë për një kohë më të gjatë. Për herë të parë kandidoj që si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës të jem pjesë e drejtpërdrejtë e politikës së vendit. E shoh këtë si kontribut timin për çlirimin e Kosovës nga krimi dhe korrupsioni i instaluar prei vitesh dhe hapjen e një perspektive më të mirë për të gjithë qytetarët e saj. Unë në politikë mbetem ajo Donikë që kam qenë gjithmonë, me të gjithë personalitetin dhe bindjet e mia. Askush nuk do të mund të ma ndalojë mendimin e pavarur, të mësuar dhe ushtruar që në vegjëlinë më të hershme në Prishtinë dhe Dubovik, Shqipëri dhe Gjermani. As respektin ndaj qytetarit në çdo cep të vendit. Për mua Kosova nuk është vetëm Prishtinë, por është çdo qytet e fshat nga Dukagjini në Drenicë, nga Llapi në Anamoravë dhe sigurisht edhe në Mitrovicë. Gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme në këtë platformë, por edhe tjetërkund do të mund të lexohet konkretisht se si, së bashku me një grup të vogël, płot njerëz të guximshëm dhe të mençur, kemi menduar të japim kontributin tonë”, ka shkruar Gërvalla.

Kurse, në mars të po atij viti, ajo kishte marrë postimin e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Gjithashtu, gjatë kësaj kohe, Gërvalla ka formuar dhe është zgjedhur bashkëkryetare e një partive e politike në Kosovës. Partinë Guxo, e cila është në koalicion me LVV-në për zgjedhjet e 9 shkurtit, ajo e udhëheq bashkë me Faton Pecin.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, për herë të parë do të votohet në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës. Ky proces do të zhvillohet më 8 shkurt, një ditë para ditës së zgjedhjeve.

JU REKOMANDOJMË

Rinumërohen 312 vendvotime, këtyre kandidatëve iu hoqën më së shumti vota
Kryesore

Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

17/01/2026 - 23:20
Raportohet se rreth 700 shtëpi në Podujevë kanë mbetur pa ujë tash e 30 orë, KRU s’jep përgjigje për situatën
Kryesore

Raportohet se rreth 700 shtëpi në Podujevë kanë mbetur pa ujë tash e 30 orë, KRU s’jep përgjigje për situatën

17/01/2026 - 22:33
Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së
Lajme

Haziri: Herët a vonë, të gjithë kryeministrat kalojnë kah zyrat e LDK-së

17/01/2026 - 22:24
Ky shtet ballkanik do të dërgojë dy ushtarë në Grenlandë
Lajme

Ky shtet ballkanik do të dërgojë dy ushtarë në Grenlandë

17/01/2026 - 22:09
Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë pas një problemi shëndetësor
Kryesore

Mungoi në “Flakën e Janarit”, Kurti njofton se bashkëshortja e Walker u dërgua në Emergjencë pas një problemi shëndetësor

17/01/2026 - 21:55
Macron i përgjigjet Trump’it për tarifat
Lajme

Macron i përgjigjet Trump’it për tarifat

17/01/2026 - 21:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    422 Shpërndaje
    Shpërndaje 169 Tweet 106
  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Pas ngjarjeve me Limin, menxhmenti i Dolces merr një vendim të papritur

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vjedhja e votave – Një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë