Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jo veç për 350 euro, ky është rasti tjetër për të cilin dyshohet prokurori Beqë Shala

28/10/2025 - 17:17
në Kryesore, Lajme
A A
Prokurori Beqë Shala ndalohet për 48 orë për marrje ryshfeti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokurori i pezulluar i Prokurorisë Themelore në Prizren, Beqë Shala, po përballet me akuza për më shumë se një rast ryshfeti. Pas raportimeve, ku ai shihet duke marrë 350 euro nga një avokate, hetimet kanë zbuluar edhe një rast tjetër të ngjashëm.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale së Kosovës, të publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, Shala dyshohet se më 11 tetor 2025, ka kërkuar ryshfet nga një avokat, për të mos nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh ndaj pesë personave të arrestuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Hetuesit pretendojnë se prokurori Shala e ka bërë këtë kërkesë jashtë objektit të Prokurorisë Themelore në Prizren, duke i kërkuar avokatit 700 euro në këmbim të mosparaqitjes së kërkesës për masë sigurie.

Megjithatë, pasi pala mbrojtëse është vonuar në dorëzimin e shumës, Shala më pas ka nxjerrë aktvendimin për ndalim të të arrestuarve.

Në dosje thuhet se Shala është takuar afër shtëpisë së avokatit, ku dyshohet se ka bërë të qartë kërkesën për përfitim material në këmbim të ndikimit të tij si prokuror.

Ndaj Shalës, prokurori special Valdet Gashi ka kërkuar masën e paraburgimit, ndërsa seanca dëgjimore pritet të mbahet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Shala u arrestua mëngjesin e së hënës në vendin e punës.

Operacioni është zhvilluar nga Policia e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), pas një hetimi disa-javor që ka përfshirë edhe mbledhjen e provave vizuale dhe audio.

Arrestimi, sipas të njëjtave burime, është realizuar në zyrat e Prokurorisë në Prizren, në momentin kur Shala dyshohet se po pranonte një shumë parash nga një person ndaj të cilit kishte trajtuar një rast penal.

“Prokurori është kapur në flagrancë duke marrë para, pas një hetimi të monitoruar nga organet e rendit. Operacioni është kryer në mënyrë të kontrolluar dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale,” tha për Insajderin një zyrtar i përfshirë në rast, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së hetimit.

JU REKOMANDOJMË

Ky është i riu që vdiq pas aksidentit në Prizren

Ky është i riu që vdiq pas aksidentit në Prizren
19/03/2026 - 15:51

Një 29 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren.Klankosova mëson se viktima është E.A. Në...

Më shumëDetails

Gjashte fuqitë botërore kërkojnë hapjen urgjente të Ngushticës së Hormuzit

Gjashte fuqitë botërore kërkojnë hapjen urgjente të Ngushticës së Hormuzit
19/03/2026 - 15:50

Disa nga fuqitë më të mëdha botërore, si Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia, kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj infrastrukturës civile në...

Më shumëDetails

Petkoviq i reagon Kurtit: S’ka integrim të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës, skenari u parandalua

Petkoviq i reagon Kurtit: S’ka integrim të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës, skenari u parandalua
19/03/2026 - 15:47

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq i cilësoi si të pasakta deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me rregullat...

Më shumëDetails

Cilat janë përfitimet nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

Cilat janë përfitimet nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
19/03/2026 - 15:23

Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ia vendosi Kosovës në qershorin e vitit 2023, u hoqën përfundimisht vetëm në mars të këtij viti, ani pse drita e gjelbër u...

Më shumëDetails

Mbledhja e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet u miratuan

Ligji i Punës: Shoqëria civile hatërohet në ministrin Murati
19/03/2026 - 15:22

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka: Miratuar vendimin për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga...

Më shumëDetails

“Puna 80 euro u faturua 400”, MPB akuzohet për dëm mbi 500 mijë euro në tenderin që fitoi kompania e afërt me VV-në

“Puna 80 euro u faturua 400”, MPB akuzohet për dëm mbi 500 mijë euro në tenderin që fitoi kompania e afërt me VV-në
19/03/2026 - 15:19

Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë dalë telashe në tenderin për “Ri-adaptimet e hapësirave në ndërtesat qeveritare”. Kontrata iu dha kompanive “Hexagon” dhe “Eing”, kjo e fundit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja merr këtë vendim të keq për Kadri Veselin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë