Ekipi i Real Madridit si duket është ndarë në dysh sa i përket raportit të tyre me trajnerin Xabi Alonso, pasi “grupi” i Vinicius Junior thuhet se tani përfshin edhe pesë lojtarë tjerë të pakënaqur.
Një raport i ri nga mediumi COPE nxjerr në pah më tej ndarjen në dhomat e zhveshjes te Real Madridi në lidhje me marrëdhënien me trajnerin Xabi Alonso.
Një pjesë e lojtarëve, përfshirë Kylian Mbappe, Arda Guler, Alvaro Carreras, Thibaut Courtois dhe Dean Huisjen, thuhet se kanë respekt të thellë për Alonson dhe e besojnë filozofinë e tij si trajner.
Megjithatë, Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Federico Valverde, Brahim Diaz, Endrick dhe Ferland Mendy janë në anën tjetër të situatës, gjë që sinjalizon se tensioni në dhomat e zhveshjes ka arritur nivele të reja në Madrid.
Përveç marrëdhënies së tendosur me disa lojtarë, Alonso është vënë nën vëzhgim pasi nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore në tre ndeshjet e fundit.
Marrëdhënia midis Vinicius dhe Alonsos duket se është në një spirale në rënie, me raportet e fundit që pretendojnë se braziliani nuk është i gatshëm të zgjasë kontratën e tij për shkak të pranisë së spanjollit.














