Bota e futbollit në zi. Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur sot.
Ai vdiq në moshën 82-vjeçare, shkruan Gazeta Express.
Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës me Brazilin.
Pas vdekjes së legjendës braziliane ka reaguar edhe presidenti i ShBA-së, Joe Biden.
“Para se të ishte Messi, Ronaldo, Beckham, ishte Pele. Në vitin 1958, ai fitoi Kupën e Botës së tij të parë për Brazilin në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç – fituesi më i ri ndonjëherë. Ai vazhdoi të fitojë edhe dy Kupa Botërore në 1962 dhe 1970, duke e bërë atë lojtarin e vetëm në botë sot me tre trofe të Kupës së Botës. Për një sport që bashkon botën si askush tjetër, ngritja e Pelé nga fillimet modeste në legjendë të futbollit është një histori e asaj që është e mundur. Sot, Jill’s dhe mendimet e mia janë me familjen e tij dhe të gjithë ata që e donin atë”, tha Biden.













