Profesori i universitetit “Johns Hopkins” në SHBA, Edward Joseph, ka bërë me dije se Kosova nuk mund të përballojë të armiqësohet me ShBA-të.
Ai ka deklaruar se një gjë të tillë nuk mund të përballojë asnjë qeveri në Kosovës.
Në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, njohësi i politikës së jashtme ka vlerësuar se ShBA-ja është mikja numër një e Kosovës.
“Kosova nuk mund të përballojë të armiqësohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do ta përsëris këtë. Kosova dhe asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të përballojë të armiqësohet me mikun dhe fuqinë e saj numër një, që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Joseph.













