Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Joshje dhe propagandë: Rikthehet fronti me ‘gra të rreme’ i VV-së në prag të balotazhit dhe zgjedhjeve të reja

28/10/2025 - 19:14
në Kryesore, Lajme
A A
Joshje dhe propagandë: Rikthehet fronti me ‘gra të rreme’ i VV-së në prag të balotazhit dhe zgjedhjeve të reja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
  • Jam i interesuar të njihem me ju.

Një burrë rreth të gjashtëdhjetave dëshiron të njihet, në aspektin romantik, me “Selvije Berishën“. Këtë ia shkruan dhe ia shpreh në rubrikën për komente në fotografi të profilit të “Facebook”-ut. Kjo e fundit e ka tërë “dukjen reale” të një personi, grua, rreth tridhjetë vjeç. Dhe, edhe e pashme. Ka fotografi me emër dhe mbiemër. Megjithatë, ajo nuk është “Selvija” për të cilën burri gjashtëdhjetë (mesatarisht) vjeç mendon se është. “Selvija” është një personazh/profil i ndërtuar në mënyrë të rreme për të diseminuar e shtrirë propagandë për Vetëvendosjen dhe për të fyer e shejtanizuar të gjithë ata që janë jashtë llojit të VV-së: politikanë, shoqëri civile, gazetarë e media, biznesmenë dhe qytetarë krejt personalë që shprehin ndonjë mendim. Selvija është “grua e rreme”, e ndërtuar me identitet e gjini të rreme, për të joshur ndjekës dhe për ta bërë propagandën me efikase: kur ajo vjen nga një… “grua”.

Një “scroll” poshtë e më poshtë profilit të saj, “Selvija” është “e raportirur” me pa fund përmbajtje politike që shkrep çdo 10 minuta – me mesatare prej qindra postimesh në ditë: “Hajna, bre ju mbetë në fyt”, shkruan Selvija për një darkë ku shihen Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli, Kadri Veseli e Fatmir Limaj. Por Selvija s’është as e para, as e fundit dhe as kryesorja e llojit të “gruas së rreme”. Ato janë në dhjetëra e qindra, për çka “Nacionale” do t’i sjellë top dhjetë më agresivet dhe më me ndikim e me audiencën më të madhe.

#2

E famshmja, kampionia e padiskutueshme e peshave të rënda të propagandës së zhanrit “grua e rreme”: Jona Çitaku. Madje për tetë muaj ka ndryshuar shumë edhe në pamje. Plus, ka korrigjuar “Q/Ç”-në e mbiemrit. E kishte Qitaku, tash e ka Çitaku. Kjo ka aq audiencë dhe angazhime, saqë postimet e saj i pëlqejnë dhe i shpërndajnë edhe zyrtarë të lartë të Vetëvenodosjes (si Elvis Hoxha e Hysamedin Feraj e Haxhi Avdyli). Në membranën e realitetit të “grave të rreme” asaj s’i vjen shtatit asnjëra dhe thjesht gravitojnë rreth saj. Identiteti i saj, me ç’është raportuar, mund të jetë edhe i ditur për hetuesit policorë. Kjo gjë, megjithatë, mbetet të konstatohet nga institucionet. Përmbajtja që shpërndan ajo s’ka nevojë për interpretim: është demonizim absolut politik dhe publik ndaj gjithkujt kritik ndaj Vetëvendosjes.

Krahasim: “Jona Çitaku” sot dhe “Jona Qitaku” para tetë – nëntë muajsh:

Enter, “Sara Femi Blakqori”…Sarën e njihnim për “Sabri Gashi”, të cilit/ës i kishte mbetur gabim “username”-i, por ajo, ndonëse njëherë iu mbyll profili i vjetër, i ka marrë sërish këmbët. Dhe është kthyer, me helm të rienergjizuar. Ajo i është përveshur punës për të lajmëruar se “Kurti 3 po vjen” dhe është e afërt me komentuesit e vet. Atë edhe e pyesin si të ishte autoritet partiak: “Me cilën parti (koalicion)? Për hajr na koftë”.

“Sara”, ndonëse ishte përveshur para dy-tre muajsh për të riskalitur figurën e Fatmir Limajt me fjalët e Albin Kurtit se “lajm i mirë që Komandant Çeliku është rikthyer në Kuvend”, tash e ka ndërruar: “Fatmir Limaj me Serbinë” dhe “plaçkitës”.

  • “Për Fatmir Limajn ska çka flitet, e kam thënë disa herë: ky njeri ka pranuar që Aleksandar Vuçiq t’ia kalonte pragun zgjedhor në vitin 2019. Plaçkitja e parave sa ishte ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit është rast i vërtetuar, me tenderë për bojlera kanë vjedhur miliona. Mos të flasim për punësimet me listë dasme”, thotë “Sara”.

“Sara” e ka mbështetjen e parezervë, shpërndarëse, miratuese, promovuese të “Jona Çitakut” (me të cilën e ka të regjistruar datën/ditën e njëjtë të hapjes së profilit në Facebook) dhe “Selvije Berishës”. Ajo, me që të dyja, funksionojnë si trio e koordinuar.

#4

Në radhë vjen “Gona Hoxha“, personazh më “incognito”. Ajo ushqen pa fund grupe pro Vetëvendosjes me përmbajtje, dhe jo në profil të vetin. E ka mesataren e postimeve deri në qindra. Kujdeset që anëtarëve të atyre grupeve pa fund t’ua (ri)kujtojë se kundër kujt po luftojnë: “Hajvanave” dhe “të korruptuarve”. “Nkiss nkiss ajlove ju slobodan”, shkruan ajo teksa nxjerr një video të Vlora Çitakut në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Ajo shkruan, me vëllime të nalta: “Qe Shk***t”.

#5

Enter, “Anita Ukaj”. Kjo e fundit nuk është çfarëdo. Është shtytëse e madhe e diskurseve ditore, të atypëratyshme, të nevojave ditore politike. Del një qëndrim publik i VV-së për një çështje të caktuar dhe futet ajo: Kosova në dy traka, VV-ja si shpëtimtare e kombit, dhe të gjithë të tjerët “me Serbinë”. Në cilën kthesë do t’ia mbani? Kah Beogradi, apo Bashkimi Kombëtar. “Anita Ukaj” qartëson dilema…

  • “Ashtu- ashtu, na i patën vjedhë votat në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Kur papritmas ra serveri i KQZ-së. Kështu që, shkojmë në zgjedhje të reja! ✔️”, shkruan ajo.

Peshat e rënda vazhdojnë: famëkeqja si “Marigona Fona” vazhdon të jetë “hardcore” dhe agresive në përmbajtje, e përcjellë nga “Alba Murtezi”, “Nita Nita”, dhe “Era Rexha”.

Krejt për fund…

  • “Je shumë e bukur, super yll”.

Kështu i shkruan një tjetër burrë, një tjetrës “grua” të rreme, alamet admine e grupeve me përmbajtje të madhe pro Vetëvendosjes, “Tringa Elshani”. Ajo s’e ndal gjuhën për “Sami Lushtak Hajnin dhe të Serbisë”. E kryen me orar të plotë punën. Audiencë, sa të duash…

JU REKOMANDOJMË

Ky është i riu që vdiq pas aksidentit në Prizren

Ky është i riu që vdiq pas aksidentit në Prizren
19/03/2026 - 15:51

Një 29 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren.Klankosova mëson se viktima është E.A. Në...

Më shumëDetails

Gjashte fuqitë botërore kërkojnë hapjen urgjente të Ngushticës së Hormuzit

Gjashte fuqitë botërore kërkojnë hapjen urgjente të Ngushticës së Hormuzit
19/03/2026 - 15:50

Disa nga fuqitë më të mëdha botërore, si Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Holanda dhe Japonia, kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj infrastrukturës civile në...

Më shumëDetails

Petkoviq i reagon Kurtit: S’ka integrim të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës, skenari u parandalua

Petkoviq i reagon Kurtit: S’ka integrim të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Kosovës, skenari u parandalua
19/03/2026 - 15:47

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq i cilësoi si të pasakta deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me rregullat...

Më shumëDetails

Cilat janë përfitimet nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?

Cilat janë përfitimet nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
19/03/2026 - 15:23

Masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian ia vendosi Kosovës në qershorin e vitit 2023, u hoqën përfundimisht vetëm në mars të këtij viti, ani pse drita e gjelbër u...

Më shumëDetails

Mbledhja e Qeverisë, këto janë të gjitha vendimet u miratuan

Ligji i Punës: Shoqëria civile hatërohet në ministrin Murati
19/03/2026 - 15:22

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka: Miratuar vendimin për bartjen e Zyrës për çështjet e kategorive të dala nga...

Më shumëDetails

“Puna 80 euro u faturua 400”, MPB akuzohet për dëm mbi 500 mijë euro në tenderin që fitoi kompania e afërt me VV-në

“Puna 80 euro u faturua 400”, MPB akuzohet për dëm mbi 500 mijë euro në tenderin që fitoi kompania e afërt me VV-në
19/03/2026 - 15:19

Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë dalë telashe në tenderin për “Ri-adaptimet e hapësirave në ndërtesat qeveritare”. Kontrata iu dha kompanive “Hexagon” dhe “Eing”, kjo e fundit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Edhe pse gjykimi ka përfunduar, Specialja merr këtë vendim të keq për Kadri Veselin

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë