Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Juristi Dardan Kadaj: KEK-u nuk ushtron pushtet publik, padia për shpifje është e ligjshme

20/01/2026 - 13:15
në Lajme
A A
Juristi Dardan Kadaj: KEK-u nuk ushtron pushtet publik, padia për shpifje është e ligjshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka parashtruar padi ndaj deputetes së zgjedhur të LDK-së, Janina Ymerit, siç ka theksuar, si pjesë e veprimeve ligjore për mbrojtjen e integritetit institucional.

Sipas njoftimit Ymeri “në mënyrë të vazhdueshme, ka shpërndarë informata të pasakta, propaganduese dhe të pavërtetuara lidhur me prodhimin e energjisë elektrike, duke krijuar konfuzion te opinioni publik dhe duke tentuar t’i atribuojë KEK-ut përgjegjësi që nuk i përkasin”.

Ndaj kësaj situate ka reaguar në rrjetet sociale, juristi Dardan Kadaj.

Ai ka reaguar ndaj, siç e quan, keqleximit të Ligjit kundër Shpifjes në lidhje me padinë e KEK-ut për shpifje, duke theksuar se kjo ndërmarrje publike nuk ndalohet ligjërisht të kërkojë dëmshpërblim.

“Mbi (keq)leximin e Ligjit kundër Shpifjes. Paragrafi 4 i nenit 5 të Ligjit kundër Shpifjes, na u prezantua si norma që ndalon KEK-un të kërkoj dëmshpërblim për shpifje. Deputetja në ardhje, tha që juristët e KEK-ut e kanë ditur ose do të duhej ta dinin që padia për shpifje ndaj saj nuk është e lejueshme, rrjedhimisht konstatoi që padia është bërë për tendencë frikësimi e përndjekjeje. Por, ndërkohë që neni 5.4 thotë që autoriteti publik nuk mund të kërkoj dëmshpërblim për shpifje, Autoritetin Publik e definon si person juridik që ushtron pushtetin publik. KEK-u është ndërmarrje publike, organizimi dhe udhëheqja e së cilës bëhet në përputhje me Ligjin për Shoqëritë Tregtare. KEK-i nuk ushtron pushtet publik – është korporatë që prodhon dhe shet rrymë. Për më tepër, KEK nuk përfaqëson monopol natyral. Pra, përtej paranojës e keqinformimit, juristët në KEK, në fakt kanë vepruar pikërisht sipas rolit që i takon zyrës ligjore të një korporate. Për hesap timin, veprimet si ky, janë praktikat që ndërmarrjet publike duhet të ndjekin për të qëndruar konkurruese në raport me sektorin privat. Ruajtja e kredibilitetit të ndërmarrjes është parakusht i suksesit të saj. Një eksperte e energjisë e din (ose do duhej ta dinte) kush në sektorin e energjisë ushtron pushtet publik. E një deputete nuk do duhej të sabotonte korporatën, pronar i se cilës është Republika e Kosovës”, ka shkruar Kadaj.

JU REKOMANDOJMË

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
Lajme

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

20/01/2026 - 13:54
Supremja shpall të paligjshme nenet që obligojnë pensionistët të lajmërohen në Departamentin e Pensioneve
Lajme

Supremja jep detaje shtesë për lajmërimin e pensionistëve

20/01/2026 - 13:41
KQZ-ja sot certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit
Kryesore

Në sa komuna është përmbyllur rinumërimi?, tregojnë nga KQZ

20/01/2026 - 13:29
Sami Lushtaku anashkalon aktivistat e PDK’së në Skenderaj, shpërblen me pozitë të drejtorit njeriun që nuk “dhezi” në Vetëvendosje
Lajme

Sami Lushtaku anashkalon aktivistat e PDK’së në Skenderaj, shpërblen me pozitë të drejtorit njeriun që nuk “dhezi” në Vetëvendosje

20/01/2026 - 13:08
Gjendet i pa jete 39-vjeçari, ishte shpallur i zhdukur të dielën
Lajme

Gjendet i pa jete 39-vjeçari, ishte shpallur i zhdukur të dielën

20/01/2026 - 12:47
Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
Lajme

Muharremi: Kështu si po bien blloqet e KEK-ut, ashtu është dashtë me ra edhe VV në zgjedhje

20/01/2026 - 12:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    M.V.: “Humba testisin pas gabimeve të mjekut në Klinika Amerikane” – inspektorati gjobë qesharake për punën ilegale të Dr. Ekrem Sefiu (Dosja)

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Zbatim i ligjit apo hakmarrje politike? Faton Peci i rrënon lokalin vëllaut të ish shoferit të Kadri Veselit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Skandali i “Medical Park”: Inspektorati kishte zbuluar shërbime shëndetësore pa licencë dhe staf ilegal, përfshirë edhe kardiologun Mahmut Çakmak (Dokument)

    319 Shpërndaje
    Shpërndaje 128 Tweet 80
  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    557 Shpërndaje
    Shpërndaje 223 Tweet 139
  • Sami Lushtaku anashkalon aktivistat e PDK’së në Skenderaj, shpërblen me pozitë të drejtorit njeriun që nuk “dhezi” në Vetëvendosje

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë