Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Juve duhet me ja sh* edhe Muhamedit edhe Jezusit”- Aktori Dardan Gashi rrëfen ofendimin e rëndë që iu bë gruas dhe djalit të tij nga një i panjohur

27/11/2025 - 08:13
në ShowBiz
A A
“Juve duhet me ja sh* edhe Muhamedit edhe Jezusit”- Aktori Dardan Gashi rrëfen ofendimin e rëndë që iu bë gruas dhe djalit të tij nga një i panjohur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktori Dardan Gashi ka rrëfyer një ngjarje ku tregon se familja e tij është ofenduar rëndë nga një person i panjohur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ditën e programit të 28 Nëntorit të djalit të tij.

Sipas Gashit, djali i tij 9-vjeçar kishte performuar në programin festiv shkollor, i veshur me simbole kombëtare, duke kënduar këngën “Mora fjalë”. Ai thotë se momenti ishte me emocionues për të gjithë familjen.

“I veshur me pantallona të zinjë dhe me bluzën me shqiponjën dykrenare në gjoks, ai shkëlqeu në skenë bashkë me shoqet dhe shokët e klasës. Na emocionuan të gjithëve – mua, bashkëshorten dhe fëmijët”, shkruan aktori.

ADVERTISING

Por sipas tij, vetëm pak më vonë, gëzimi u kthye në një përjetim të rëndë. Gashi thotë se në shesh, djali i tij pa dashur preku këmbën e një burri rreth të 30-ave, gjë që sipas tij u pasua me ofendime të rënda nga ai burrë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën ai thotë se e quajti “të mbuluar”.

“Një prekje e pafajshme e një fëmije 9-vjeçar… dhe kjo mjaftoi që ky tip i sëmurë nga islamofobia të shpërthente në ofendime ndaj një nënë me dy fëmijë të vegjël”, deklaron Gashi.

Ai shton se personi ka përdorur shprehje të rënda dhe fyerje fetare:
“‘Juve duhet me ja sh* edhe Muhamedit edhe Jezusit’, i tha ai, kur pa që po injorohej.**”

Aktorit, sipas këtij rrëfimi, i ka telefonuar vetë djali i tronditur për t’i treguar ngjarjen. Ai thotë se falënderon Zotin që nuk ka qenë vetë aty, duke lënë të kuptohet se reagimi i tij mund të kishte përshkallëzuar situatën.

“Falenderoj Allahun që nuk e kam takuar unë përballë. Sot lajmet ndoshta do të raportonin për një Dardan që as familja, as shoqëria nuk e kishte njohur ‘ashtu’”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Skandal në një ditë gëzimi

Sot djali im 9-vjeçar pati programin shkollor për 28 Nëntorin. I veshur me pantallona të zinjë dhe me bluzën me shqiponjën dykrenare në gjoks, ai shkëlqeu në skenë bashkë me shoqet dhe shokët e klasës duke kënduar “Mora fjalë”. Na emocionuan të gjithëve – mua, bashkëshorten dhe fëmijët.

Pas programit, bashkëshortja mori fëmijët dhe shkoi te takohej me motrën e saj në sheshin “Zahir Pajaziti”. Nili, i emocionuar e i gëzuar, duke ecur në shesh preku lehtë këmbën e një djali rreth të 30-ave. Një prekje e pafajshme e një fëmije 9-vjeçar, i shoqëruar me nënën e tij të mbuluar… dhe kjo mjaftoi që ky tip i sëmurë nga islamofobia të shpërthente në ofendime ndaj një nënë me dy fëmijë të vegjël.

E shau, e ofendoi në mënyrën më banale. Dhe kur pa që po injorohej, ai vazhdoi me fyerje që s’kanë vend në asnjë shoqëri: “Juve duhet me ja sh*** edhe Muhamedit edhe Jezusit.”

I befasuar dhe i tronditur, Nili mori telefonin e nënës dhe më thirri për të treguar çfarë kishte ndodhur.

Falenderoj Allahun që nuk e kam takuar unë përballë. Sot lajmet ndoshta do të raportonin për një Dardan që as familja, as shoqëria, as kush nuk e kishte njohur “ashtu”. I mbushur me mllef vendosa të shprehem publikisht.

Ky tip është produkt i narrativave të atyre gerrgjylave të moshuar të “Lëvizjes së Deçanit” dhe pseudo-profesorëve si Blerim Latifi, që ushqejnë kokat bosh me urrejtje ndaj muslimanëve. Por duhet ta kuptojnë një gjë: çdo mllef ka një kufi. E kur shperthen, le ta dinë këta islamofobë që, vallahi, në damarët tanë qarkullon gjaku i Shaban Polluzhës e Azem Galicës.

Një betim po ua bëj: nuk kam krenari më të madhe sesa me e mbrojt nderin dhe familjen time, me çdo çmim.

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi: Familja Jashari është e shenjtë, të mos përdoret për lojëra politike

Vullnet Krasniqi: Në mars lindi në QKUK një foshnje me dy sekse, është fëmijë i Zotit
24/02/2026 - 14:24

Gazetari Vullnet Krasniqi, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, pas vizitës së tij në Prekaz, e ka të qartë punën e presidentit. Në emisionin “Kosova Today”, Krasniqi tha se...

Më shumëDetails

Romancë në ajër? Luana Vjollca merr dhuratë plot lule

Luana s’i lënë vend imagjinatës me dy fotot e fundit
23/02/2026 - 11:39

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë dhe plot emocion. Ajo është surprizuar me trëndafila, duke e...

Më shumëDetails

Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë

Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
22/02/2026 - 18:16

Kanë mbetur vetëm të pesë finalistët në Big Brother VIP Kosova 4.Ludo Lee, Elijona Binakaj, Londrim Mekaj, Klodian Mihaj e Hygerta Sako – janë banorët që kanë arritur...

Më shumëDetails

A komunikoi me ish të fejuarin Suanita pas daljes nga Big Brother

Ky është ish i fejuari i Suanitës, vëllai i politikanit të njohur
22/02/2026 - 13:21

Suanita e cila ishte pjesë e edicionit të katërt të Big Brother Vip Kosova ishte e ftuar bashkë me motrën e saj, Aurorën në Big Talk të Klan...

Më shumëDetails

Këta janë banorët e BBVA që po agjërojnë

Këta janë banorët e BBVA që po agjërojnë
21/02/2026 - 22:07

‘Prime’ sonte ka filluar me një urim për besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Moderatori Ledion Liço ka pyetur banorët e shtëpisë së “Big...

Më shumëDetails

Blero reagon ashpër pas sulmit fizik ndaj Alaudin Hamitit

Blero reagon ashpër pas sulmit fizik ndaj Alaudin Hamitit
21/02/2026 - 19:04

Blero ka dënuar sulmin fizik që i është bërë moderatorit, Alaudin Hamiti. Ai e ka cilësuar si një akt të ulët dhe të papranueshëm.

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Egzon Salihu Auto Lipjani

    Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    696 Shpërndaje
    Shpërndaje 278 Tweet 174
  • DOKUMENT: Kurti e degradon fort Besnik Bislimin, kjo është detyra e tij e re

    345 Shpërndaje
    Shpërndaje 138 Tweet 86
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    773 Shpërndaje
    Shpërndaje 309 Tweet 193
  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    576 Shpërndaje
    Shpërndaje 230 Tweet 144
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    820 Shpërndaje
    Shpërndaje 328 Tweet 205

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë