Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Geci, ka njoftuar se ka ndërruar jetë babai i bashkëshortes së tij Beçir Çitaku.Geci tha se Çitaku ka qenë një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm, i cili gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua me ndershmëri dhe sakrificë familjes dhe fëmijëve të vet.
“Varrimi do të bëhet sot në ora 15:30, në varrezat e fshatit Çitak, në Skenderaj.I ndjeri do të kujtohet përherë për virtytet e tij njerëzore dhe shembullin e jetës së ndershme.Ngushëllime të sinqerta familjes Çitaku dhe të gjithë të afërmve” shkruan Fadil Geci në telegramin e ngushëllimit.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë babai i bashkëshortes sime, Beçir Çitaku, një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm, i cili gjatë gjithë jetës së tij iu përkushtua me ndershmëri dhe sakrificë familjes dhe fëmijëve të vet.Varrimi do të bëhet sot në ora 15:30, në varrezat e fshatit Çitak, në Skenderaj.
I ndjeri do të kujtohet përherë për virtytet e tij njerëzore dhe shembullin e jetës së ndershme.Ngushëllime të sinqerta familjes Çitaku dhe të gjithë të afërmve.











