Selatin Kaçaniku nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit ka folur për “Front Online” lidhur me shtrenjtimin e çmimeve pas paralajmërimit për rritje të tarifave të energjisë elektrike.
Sipas Kaçanikut, vendimi i ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës ende nuk është i zbatueshëm, pasi është në shqyrtim gjyqësor, por pavarësisht kësaj, çmimet kanë nisur të rriten.
Kaçaniku thotë se me këtë rritje të çmimeve po abuzohet.
“Ndikimi është jashtëzakonisht i madh duke parë ngritjen enorme dhe të paarsyeshëm. Vendimi i ZRRE-së nuk është i zbatueshëm akoma se është në shqyrtim e sipër në Gjykatë dhe s’ka asgjë të sigurt në anenë tjetër disa çmime kanë filluar të shtrenjtohen nga momenti që është paralajmëruar rritja më shumë kemi të bëjmë me çmime abuzive se sa rritje reale”, deklaroi Kaçaniku.