Modelja dhe influencerja shqiptare, Kader Kicaj, ka ndarë me ndjekësit e saj tri imazhe të nxehta nga pushimet verore në Bodrum, Turqi.
E veshur me bikini ngjyrë të zezë dhe aksesorë, ajo shfaqet në anije luksoze, shkruan Indeksonline.

Në mbishkrimin e fotografisë në Instagram, ka shkruar “Lucca Beach Bodrum”, duke lënë të kuptohet se po shijon ditët e diellit në një nga destinacionet më të njohura të Turqisë.
Postimi ka marrë dhjetëra komente e pëlqime brenda pak orësh, ku ndjekësit e kanë komplimentuar për pamje dhe elegancën e saj.