Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka folur para nisjes së seancës së 27 konstituive.
Kadriaj deklaroi se Kurti e Bahtiri duhet të prejnë Kurban për t’i gjetur votat që të arrijnë që Albulena Haxhiu të zgjidhet si kryeparalamentare.
“Presim me u përsërit skenari i njëjtë, seanca mos të zgjas më shumë se gjysmë orë, dhe kjo nuk është e drejtë që po ndodh nga z.Kurti dhe partia e tij, u dashtë të siguroj shumicën e thjeshtë në mënyrë që të konstituohet Kuvendi. Unë mendoj që LVV dhe Kurti po dalin turpshëm me këto deklarata e këto veprime.Ndërsa për kërkesen e z.Bahtirit është mirë që atë kurban ta prejnë së bashku me Kurtin dhe ndoshta munden me i siguru votat për me kalu Albulena Haxhiu si kryeparlamentare”, tha Kadrijaj.
Sot ka dështuar për herë të 27-të seanca për konstituim të Kuvendit.