Nesër pritet të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit.
Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati nuk arritën të marrin votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të këtij institucioni.
Murati i cili u kandidua dje arriti të marrë veç 57 vota, 52 ishin kundër dhe gjashtë abstenuan, vota këto të pamjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar.
Në lidhje me seancën e nesërme dhe a pritet ndonjë zhvillim i ri ka folur për “Gazeta Blic”, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Kadrijaj tha shkurt se ‘nesër presin të befasohen me kandidaturën e radhës që do të propozohet nga LVV-ja’.
“Si zakonisht kanë me na befasu me ndonjë kandidat” tha shkurt Kadrijaj për “Gazeta Blic”.
Më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese mori vendim që brenda 30-ditësh të zgjedhet kryeparlamentari i ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.
Kujtojmë se kriza institucionale në vend po vazhdon tash e disa muaj dhe ende nuk dihet se kur mund të ketë një epilog përfundimtar.