Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kafet, sigurimi dhe mamografia: Çka thanë për takimin e befasishëm Vitia dhe Arsenijeviq?

25/09/2024 - 08:45
në Kryesore, Lajme
A A
Pse dhe kur u takuan ministri Arben Vitia me politikanin serb Arsenijeviq?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një video të publikuar nga ana e mediumit “Betimi për Drejtësi”, u kuptua se ka ndodhur një takim në mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe politikanit serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsenijeviq. Në pamjet e publikuar, Vitia dhe Arsenijeviq, që ishte arrestuar kohë më parë nga Policia e Kosovës për shkak të “fishkëllimit” ndaj kryeministrit Albin Kurti, shihen teksa janë të ulur në një kafe. Çka thanë palët e përfshira në takim?

Në lidhje me këtë temë, ministri Vitia tha se Arsenijeviq erdhi për t’u “prezantu”, duke treguar se biseda ka pasur të bëjë me shëndetësinë.

“Jemi taku ka ardh në rrugë aty ka qenë kemi bo muhabet se sa është e rëndësishme kjo pjesa e shëndetësisë dhe sa është e rëndësishme me u prevenue kanceri i gjirit te gratë. Asnjëherë privatisht vetëm unë dhe ai, këtë ta them me përgjegjësi të plotë nuk jemi takuar” – ka deklaruar Vitia.

Tutje, Vitia tha se në takim kanë qenë “së paku edhe dy veta të tjerë”.

“Aty kanë qenë së paku edhe dy veta të tjerë ku kemi qenë afër mamogramit mobil dhe jam ulë në kafe qaty ka ardhë edhe u ulë me mua dhe kemi bisedu qato tema që i thash. Për besë është e pamundshme eventualisht kur ka shku dikush me bo pagesën ose diqka, sepse jam i sigurt, jam qind për qind i sigurt se aty kam qenë me shefin e kabinetit dhe ka qenë edhe një person tjetër tash mos gabofsha nga Komuna e Mitrovicës së Veriut” – ka shtuar Vitia.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Arsenijeviq tha se fillimisht sigurimi i ministrit Vitia ka reaguar ashpër ndaj tij, e më pas Vitia e ftoi për kafe.

“Atë ditë janë gërmuar varrezat në Mikronasel të Mitrovicës, kemi shkuar dhe kemi raportuar në polici. Më vonë dëgjova se Atiqi ishte në urë me mamografi, shkova ta fotografoja dhe t’i bëja pyetje se kush e ka lejuar që të gërmohen varrezat serbe.

Për këtë ka reaguar ashpër sigurimi i ministrit Vitia dhe kemi pasur një bisedë verbale. Vitia për të qetësuar pasionet më ftoi në një kafene aty pranë për të qetësuar situatën dhe për të pirë kafe sepse u patëm njohur nga pritja në ambasadë. Nuk doja ta refuzoja dhe të tregoja jomikpritjen. Unë e njoh atë si një zotëri të sjellshëm.” – ka thënë ai.

Tutje politikani serb ka shtuar se nuk kanë qëndruar më shumë se 10 minuta me ministrin Vitia.

“Biseduam për atë ngjarje sepse me të vërtetë më shqetësoi personeli i sigurimit të tij, i bëra edhe një apel që të heqin ndalimin e importit të barnave për spitalet serbe. Biseda nuk zgjati më shumë se 5-10 minuta se nuk besoj se kemi pirë as kafe. Nuk e kuptoj pse u be lajm kjo sepse ishim transparent në një kafenë plot e përplot me njerëz.” – ka shtuar Arsenijeviq.

Për këtë temë ka shkruar edhe këshilltar i Vitisë, Egzon Azemi, i cili tha se i ka paguar kafetë e konsumuara nga Vitia dhe Arsenijeviq. Tutje, Azemi shkroi e takimi nuk ka qenë i planifikuar.

“Ditën e parë kur u vendos mamografi, prezent ishim së bashku me ministrin Vitia, kryetarin e Komunës, Erden Atiq, dhe bashkëpunëtorë.

Aty u ofrua Arsenijeviq, me të cilin, pas një bisede të shkurtër, u ulëm në kafenenë përballë mamografisë, afër urës së Ibrit, ku u bashkëngjit edhe Arsenijeviq.

Vazhdimisht kam qenë prezent në tavolinë, përveç kur jam ngritur ta bëj pagesën e kafeve. Videoja e publikuar, ku shihen ministri Vitia dhe Arsenijeviq, është sekuencë e shkurtër pikërisht në këtë moment.

Nuk ka qenë takim i planifikuar dhe biseda ka pasur të bëjë me atë ditë dhe aktivitetin e zhvilluar” – ka shkruar Azemi, ndër të tjera.

JU REKOMANDOJMË

“Blindohet” Shqipëria me paratë e BE-së, vendi do të marrë mjetet e para LMV2 përmes mekanizmit europian
Lajme

“Blindohet” Shqipëria me paratë e BE-së, vendi do të marrë mjetet e para LMV2 përmes mekanizmit europian

22/08/2025 - 02:03
Rrëfim ekskluziv nga dëshmitari për Sinisha Spasiqin, i dyshuar për krime lufte në Reznik të Vushtrrisë
Kryesore

Rrëfim ekskluziv nga dëshmitari për Sinisha Spasiqin, i dyshuar për krime lufte në Reznik të Vushtrrisë

22/08/2025 - 01:59
Albulena Haxhiu: E duam NISMA-n në Qeveri, shpresojmë në përgjigje pozitive nga Limaj
Kryesore

Limaj: Nisma nuk e voton kryeparlamentarin e VV-së pa marrëveshje politike

21/08/2025 - 22:46
Rama i përgjigjet Muratit: E kanë bllokuar buxhetin, veprojnë si sabotatorë për të thënë pa ne s’bahet
Lajme

Rama i përgjigjet Muratit: E kanë bllokuar buxhetin, veprojnë si sabotatorë për të thënë pa ne s’bahet

21/08/2025 - 22:41
E dhimbshme: Pas prindërve, humb jetën edhe djali 19-vjeçar nga aksidenti në Llapushnik
Lajme

E dhimbshme: Pas prindërve, humb jetën edhe djali 19-vjeçar nga aksidenti në Llapushnik

21/08/2025 - 22:13
Aksident në Lupç të Podujevës, pesë të lënduar
Lajme

Aksident në Lupç të Podujevës, pesë të lënduar

21/08/2025 - 22:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Haradinaj: Shqipe Selimi luajti një rol të dobët, kopje e burrit të saj | UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mosvotimi i Gërvallës: Bashkëshortja e Ejup Maqedoncit i del në mbrojtje Shqipe Selimit: Respekt, Shqipe

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është 23 vjeçari që vd’iq nga aksidenti mëngjesin e sotëm në Dollc

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë