Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se audio-incizimi i publikuar nga Gazeta Paparaci që dëshmon implikimin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në lajmin e rremë të publikuar nga RTK, nuk është bërë ilegalisht.
Kajtazi ka sqaruar se është praktikë që mbledhjet të kenë incizim audio.
“Incizimi është i autorizuar sepse mbledhjet zyrtare incizohen dhe ruhen. Pra ka procesverbal dhe incizohen. Është praktikë gjithandej dhe jo ksi pretendime që e kanë incizu ilegalisht”, ka thënë Kajtazi në Rubikon.
Tutje ai ka shtuar se Rilind Gërvalla në mbledhje e thotë të vërtetën.
“Zoti Gërvalla aty e thotë të vërtetën, nuk gënjen sepse këtu ka një operacion të përfshirë të disa individëve nga AKI, të cilët mbase kanë marrë urdhër nga lartë për të kry punë të pista në interes të pushtetit”.