Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kajtazi: Glauk Konjufca është njeriu më i mirë në VV, do të kishte qenë një kryeministër i mirë, por s’besoj se do të zgjidhet!

08/11/2025 - 17:13
në Kryesore, Lajme
A A
Kajtazi i ashpër me VV-në: Janë antishqiptar, urgjencë kombëtare të largohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është gazetari, Vehbi Kajtazi.

Kajtazi ka folur në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve që pritet të mbahet nesër, balotazhin dhe propozimin e Glauk Konjufcës i mandatar.

Ai duke folur për mandatarin Konjufca tha se do të kishte dashur të ishte Kryeministër pasi të njëjtin e njeh personalisht por se nuk beson se do të ndodhë diçka e tillë.

Kajtazi potencoi se ‘Glauk Konjufca është njeri më i miri në Vetëvendosje dhe s’e do të kishte qenë një Kryeministër i mirë’.

“Kisha dasht që Glauku të bëhet Kryeministër, por nuk besoj. Kisha dasht sepse Glauk Konjufca është mbase më i miri në Vetëvendosje, është njeri i mirë sepse e njoh personalisht, është i pakorruptuar deri tash, nuk ka dhënë asnjë indicje që ky njeri mund të përfshihet në afera korruptive… dhe unë mendoj se do të kishte qenë një Kryeministër i mirë me kusht që ministrat t’ i zgjidhte vetë. Tani zoti Kurti me gjasë vetëm e ka propozu duke e dit që nuk votohet per Kryeministër dhe ka vendos të njëjtin kabinet që e ka përzgjedh ai përfshirë Dimal Bashën, Ministër të Infrastrukturës. Megjithatë unë edhe në diskutime të tjera kam insistu se mbase është dasht që partitë tjera me fol nëse kanë ofertë me Glauk konjufcën në mënyrë që ndoshta të merren vesh për Presidentin që Presidenti të jetë o konsensual o më i afërt me opozitën. Të votohet buxheti, të kryhet reforme zgjedhore, t’i mundësohet Nismës që t’i plotësohet kërkesa e saj që të ulet pragu zgjedhor në 3%. Si duket nuk kanë vullnet aprtitë e tjera për t’a votuar zotin Konjufca, kanë të drejtë për mos me e votu, se nuk ka ndodh ndonjëherë me ardhë dikush me t’a porpozu një kandidat dhe me thënë “ky është, votoni”. Këto votime ndodhin me marrëveshje politike por fakti që Kurti po e bën në këtë mënyrë, llogaritet se kurdo që mbahen zgjedhjet do të fitojë më shumë duke u viktimizuar se …”qe edhe njeriun më të mirë, më të pranueshëm të Vetëvendosjes, këta nuk e deshën për Kryeministër”  deklaroi Kajtazi raporton “Gazeta Blic”.

Ai tha se janë disa njerëz nga kabineti qeveritar i propozuar nga Kurti, të cilët nuk do të duhej të ishin në kabinetin Konjufca.

“Janë disa njerëz që nuk ishte dasht me qenë pjesë e kabinetit të Glauk Konjufcës sepse nuk shkojnë me të, me personalitetin dhe profilin e tij. Ke aty njerëz të propozuar të cilët kanë qenë të përfshirë në afera të mëdah korruptive, ke aty të propozuar Dimal Bashën, një politikan skandaloz  i cili me të ashtuquajturin punim shkencor e kane trondit këtë vend. Ke aty të tjerë që konsideroj se janë të paaftë për t’a kryer atë punë dhe kur propozon një kabinet qeveritar, veçanarisht në këto kushte kur t’i nuk i ke votat, do të duhej të propozoje njerëz që edhe nëse nuk i kishin votu, kishin thënë …”shumë keq që nuk i votuan sepse pernjëmend janë të mirë” tha Kajtazi në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

Qalaj: Duhej të evakuohej edhe Qeveria
18/03/2026 - 10:45

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe ish-deputeti i disa legjislaturave, Rashit Qalaj është propozuar për anëtar të Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në një...

Më shumëDetails

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria

Bastisje dhe hetime në ARBK, deklarohet Prokuroria
18/03/2026 - 10:39

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me bastisjen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), e cila u zhvillua në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me...

Më shumëDetails

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vde’kur tre shtetas kosovarë
18/03/2026 - 10:29

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier ndërtimi në Vjenë pasditen e së martës. Pajtim Bajrami, Asllan Musliu e Istref...

Më shumëDetails

Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga tragjedia në Vjenë

Kurti mbajti mbledhje elektronike, ndan 10 mijë euro për një konferencë dhe miraton raportin për buxhetin
18/03/2026 - 10:26

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas tragjedisë në Vjenë, ku në një punishte humben jetën tre shtetas të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi, Kurti u ka shprehur...

Më shumëDetails

“Tre persona janë shoqëruar në polici” – detaje nga aksioni i Policisë në ARBK

“Tre persona janë shoqëruar në polici” – detaje nga aksioni i Policisë në ARBK
18/03/2026 - 10:14

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zbarkuar sot në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK). Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një numër i madh i zyrtarëve policorë...

Më shumëDetails

Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”

Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
18/03/2026 - 10:01

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.  Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë