Gazetari dhe opinionisti, Vehbi Kajtazi ka kritikuar partitë opozitare që po bien në grackën e Albin Kurtit.
Ai ka përmendur këtu rastin kur partitë shqiptare u bën bashkë për garën në Graçanicë, teksa ka thënë se po i kryejnë shërbime Aleksandar Vuçiqit.
“Kurti e ka delegjitimuar opozitën, në periudha të caktuara i ka dehumanizu, pastaj e ka delegjitimu edhe Listën Serbe, partitë e tjera po bien në grackën e tij, po sillen keq sikurse ky me pakicat”, ka thënë Kajtazi.
“Si mund të bëhen kaq budallenj dhe t’iua marrin një katund serbëve. Spiunët janë brenda Kuvendit që po i kryejnë shërbime Vuçiqit. Sepse po i japim argumente se serbët në Kosovë nuk kanë të drejta të përfaqësimit”, ka thënë ai.
“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës një prej kritereve bazë është respektimi i të drejtave të pakicave, këto i konvenojnë Vuçiqit”, ka thënë Kajtazi ne Rubikon.