Opinionisti Vehbi Kajtazi ka shpalosur detaje ekskluzive lidhur me vrasjen e policit Muhamed Lika.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ai tregoi se i ndjeri, që u vra me 1 prill në hyrje të banesës së tij, njihet si zyrtari policor në Kaçanik që ishte i pakompromis me elemente të ndryshëm që konsiderohen radikale dhe që kane marr veprime qe shteti i ka cilësuar si përhapje e mosdurimit fetar.
Kajtazi zbuloi se i ndjeri më 2003 kishte arrestuar njërin prej 7 personave që tashmë janë arrestuar lidhur me organizimin dhe vrasjen e tij.
Ata ishin të dyshuar për shkak të afisheve të vendosura në Kaçanik duke bëhej thirrje kundër festimit të Vitit të Ri dhe ka pas edhe persona të ndaluar për djegjen e bredhit në Han të Elezit.
“Këto dy ngjarje konsiderohen që janë të lidhura njëra me tjetrën dhe fakti qe është arrestuar nga Lika.. kjo i jep një motiv shtesë vrasjes së policit”, deklaroi Kajtazi.
Ai tutje shtoi se dy ditë para vrasjes, i dyshuari Rejhan Bela ishte ndaluar në një pikë kontrolli të Policisë së Kosovës diku në Kaçanik dhe ka ikur nga duart e policisë, por aty në vendngjarje i ka rënë telefoni, i cili është marr nga policia dhe është dërguar në stacion.
Pas disa orësh në stacion ka shkuar babai i të dyshuarit dhe e ka kërkuar telefonin, ndërkaq Lika i kishte thënë se atje duhej të shkonte i i biri për të dhënë deklaratë dhe pastaj ta merrte telefonin, duke qenë se për Rejhan Belën kishte dhe urdhërarrest nga gjykata për një masë edukative për të mitur, të cilin ai nuk e kishte respektuar.
“Babai ka treguar të birit për fjalët e Likës, madje i është drejtuar me fjalët ‘ai qeni”, ndërkaq djali i kishte thënë “hajt se e rehatojmë”. Këto informata janë siguruar gjatë hetimeve”, tregoi Kajtazi për Klan Kosova.