Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kajtazi ‘zbulon’ prapaskenat: Këto janë arsyet se pse Kurti nuk po pranon të jetë kryeministër

02/03/2026 - 09:22
në Lajme
A A
Kajtazi i ashpër me VV-në: Janë antishqiptar, urgjencë kombëtare të largohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari e analisti Vehbi Kajtazi ka thënë se Albin Kurti nuk po dëshiron ta mbajë postin e kryeministrit përkundër se tashmë ka një pushtet të konsoliduar me më shumë se 50 për qind të votave të popullit.

Në emisionin VV Show, Kajtazi ka listuar disa nga arsyet që sipas tij Kurti po tenton t’i ikë përgjegjësisë për drejtimin e ekzekutivit.

Një ndër arsyet kryesore sipas Kajtazit është se Kurti po i frikësohet marrëveshjeve paraprake që i ka arritur gjatë kësaj kohe me Serbinë, e që sipas Kajtazit në këto marrëveshje Kurti ua ka njohur autonominë serbëve.

“Pse Kurti nuk po dëshiron të jetë kryeministër përkundër pushtetit? Sipas meje, qofsha i gabuar, Kurti nuk po dëshiron të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë për shkak të bërllokut që e ka krijuar me Besnik Bislimin, veçanërisht kur Trump është president, sepse në negociata me Serbinë kur Trump është president a po mendoni se ai të len me diskutu kësi çështje të vogla e që për ne janë shumë të mëdha. Këtë pra Kurti nuk po e dëshiron. Marrëveshja e Kurtit është më e keqja, iu ka dhënë autonomi serbëve, ua ka dhënë arbitrazhin ku gjyqtarë do të jenë një serb një shqiptar dhe një ndërkombëtar, dhe çështjen e kishës që i ka dhënë autonomi të plotë. Pra, Kurti e ka nda Kosovën për ata që duan ta dinë. E qeverisur prej shqiptarëve dhe serbëve, ne si shtet dhe ata si autonomi brenda shtetit tonë. Kjo për mua paraqet tradhti kombëtare, veçanërisht kur flasim për Kurtin, i cili në pushtet ka ardhur me premtimin për bashkim kombëtar, ndërkohë që bëri autonomi për serbët”, ka thënë Kajtazi.

Kajtazi ka bërë të ditur se Kurti e ka lënë jashtë Qeverisë Besnik Bisilimin që t’i ikë përgjegjësisë për marrëveshjet e arritura me Serbinë gjatë kësaj kohe.

“Besnik Bislimi i cili i ka negociuar të gjitha këto marrëveshje në fund nuk e ka futur fare në Qeveri as në negociata. Pse? Sepse çfarëdo marrëveshje që detyrohet ta nënshkruajë, në fund do ta fajësojë Besnik Bislimin të cilin më nuk e ka në Qeveri”.

E gjithë skema me zgjedhjen e një presidenti të ri sipas Kajtazit është thjeshtë një lojë e Kurtit.

Kajtazi ka thënë se Kurti është duke tentuar që ta gjejë një person me vlera të mëdha patriotike për ta pasur si mbulesë për atë që ai e ka quajtur ‘tradhti kombëtare’.

“Kush është dikush që e mbulon këtë maskarallëk të Kurtit. Pra ai do dikë që ka fuqi politike, Vjosa nuk e ka më. Vjosa u kry. Ai do dikë me “background” patriotik që të jetë mbulesë për tradhtinë kombëtare që e ka bërë Kurti. Po flas për tradhti sipas interpretimit të tyre paraprak”, ka deklaruar Kajtazi.

JU REKOMANDOJMË

FSK hap konkurs për 320 ushtarë të rinj, ekspertët: Zgjerimi, investim në të ardhmen e mbrojtjes së vendit

FSK hap konkurs për 320 ushtarë të rinj, ekspertët: Zgjerimi, investim në të ardhmen e mbrojtjes së vendit
02/03/2026 - 10:09

Në kuadër të fazës përmbyllëse të transformimit 10-vjeçar, Forca e Sigurisë së Kosovës ka hapur konkurs për 320 ushtarë të rinj, të moshës 18–25 vjeç, të cilët mund...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Ndërron jetë në vendin e punës një 58 vjeçar

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
02/03/2026 - 09:46

Një person rreth 58-vjeçar dyshohet se ka ndërruar jetë papritur mëngjesin e sotëm në rrugën “Papa Klementi” në Pejë. Sipas informacioneve fillestare, në vendin e ngjarjes kanë dalë...

Më shumëDetails

Ymeri analizon lëvizjet e fundit të Kurtit: “Kurrë në histori të njerëzimit nuk ka pasur këso situate”

Ymeri: Pezullimi i Dialogut Strategjik mesazh i qartë nga SHBA se Kurti duhet të ndryshojë qasje ndaj Kushtetutës e pakicave
02/03/2026 - 09:32

Visar Ymeri beson se “asnjëherë në histori të njerëzimit” nuk ka pasur situatë politike të ngjashme me atë në të cilën ndodhen aktualisht Kosova dhe Albin Kurti. Ish-deputeti...

Më shumëDetails

CIA e gjeti, Izraeli e vrau – Detajet e misionit për të gjurmuar Khamenein

Si njoftuan televizionet iraniane për vdekjen e Khameneit?
02/03/2026 - 09:11

Media amerikane zbulon detajet prapa skenave të sulmit: Avionët luftarakë izraelitë u ngritën në orën 6:00 të mëngjesit dhe dy orë më vonë, bombat shkatërruan kompleksin ku ndodhej...

Më shumëDetails

Vlera e aseteve arrin në 3.28 miliardë euro: Ku janë të investuara kursimet e qytetarëve të Kosovës

PDK pro tërheqjes së Trustit, kundërshtohet nga VV-ja e LDK-ja
02/03/2026 - 08:58

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka njoftuar se vlera e përgjithshme e aseteve të tij ka arritur në 3.28 miliardë euro, duke shënuar nivelin më të lartë...

Më shumëDetails

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit
01/03/2026 - 22:50

Sulmi i SHBA-ve dhe Izraelit, reagimi i Iranit dhe vdekja e Khamenei-t prek drejtpërdrejt interesat e Kinës, shumë më tepër se sa ishte rasti me kapjen e Maduron...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohen dy shtetas serb, e rrahën deri sa e bënë për spital një kosovar në veri

    Arrestohen dy shtetas serb, e rrahën deri sa e bënë për spital një kosovar në veri

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kajtazi ‘zbulon’ prapaskenat: Këto janë arsyet se pse Kurti nuk po pranon të jetë kryeministër

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Momenti dramatik kur ekipet e shpëtimit nxjerrin Khamenei-n nga rrënojat

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Paga e 13 për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të muajit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Khamenei u përcoll për muaj me radhë nga CIA, CNN jep detaje shokuese nga inteligjenca amerikane

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë