Një moment i sikletshëm u kap nga kamerat mbrëmë në Bruksel.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pasi mbërriti në një takim në Komisionin Evropian, i tha Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen se ai “sapo kishte marrë një mesazh nga Moska”.
Von der Leyen u përgjigj: “Në rregull, le të presim derisa të largohemi nga kamerat”.
Shkëmbimi u regjistrua në kamera dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e gazetarëve evropianë, duke pasur parasysh momentin e ndjeshëm në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si dhe kritikat e shpeshta të Brukselit për mosrespektimin e politikës së jashtme të përbashkët të BE-së nga ana e Serbisë.
Për momentin, nuk dihet se çfarë i referohet konkretisht mesazhi i Vuçiqit nga Moska, dhe asnjëra palë nuk ka komentuar zyrtarisht ende për këtë ngjarje.











