Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kam pasur informacione se është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt…”, Duda Balje i përgjigjet Sadri Ramabajës

08/04/2025 - 07:58
në Kryesore, Lajme
A A
“Kam pasur informacione se është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt…”, Duda Balje i përgjigjet Sadri Ramabajës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik dhe mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka bërë një deklaratë të bujshme në lidhje me deputeten e komunitetit boshnjak, Duda Balje.

Ai ka pretenduar se ka pasur informacione se Balje ka pasur kontakt me Milan Radoiçiqin – ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe i dyshuar si organizator i sulmit të armatosur në Banjskë.

“Unë e kam pasë informacionin se ajo është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt, ose ka pasë telefonatë,” tha Ramabaja, duke shtuar se nuk është i sigurt nëse bëhet fjalë për takim fizik apo për komunikim telefonik.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Duda Balje – deputetja e SDU-së – është përfshirë drejtpërdrejt në emisionin “Debat Plus”, ku i ka mohuar pretendimet.

“Jo, nuk kam presione të tilla,” u shpreh shkurtimisht Balje, duke mohuar çdo kontakt me Radoiçiqin.

Ajo theksoi se qëndrimi i saj ndaj mbështetjes për Qeverinë Kurti varet nga vullneti i komunitetit boshnjak.

Balje bëri të ditur se do të organizojë një dëgjim publik në Reçan, ku do të ftojë kryeministrin Albin Kurti për të komunikuar me qytetarët boshnjakë.

“Kam kushte për të votuar qeverinë e Kurtit. Unë do të bëjë një dëgjim publik ku është i ftuar Albin Kurti në Reçan, me bisedu me boshnjak veç me tregu ditën dhe kohën. 4 vite nuk ka gjetë kohë me vizitu boshnjakët. Nëse boshnjakët thonë jo, do them edhe unë jo. Nëse thonë po, do them po. Kam kërkesat e mia, sikurse krejt deputetët e tjerë. Nëse bën barazi mes deputetëve boshnjak, do ta votojë Kurtin me dy duart,” deklaroi Balje.

Ajo i bëri thirrje kryeministrit që të shkojë në Reçan dhe të përballet publikisht me komunitetin boshnjak për të sqaruar pozicionin dhe angazhimin e tij për këtë komunitet.

“Hajde bre kryeministër në Reçan. Publikisht krejtve, për dyshimet e juaja. Kjo është kërkesa e boshnjakëve. Le të bën barazi mes tre deputetëve në ekzekutiv,” tha Balje./Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
07/04/2026 - 17:33

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as edhe një shenjë e...

Më shumëDetails

Vjen një paralajmërim befasues për çmimet e naftës: Do të jenë të larta edhe pas mbarimit të luftës

Vjen një paralajmërim befasues për çmimet e naftës: Do të jenë të larta edhe pas mbarimit të luftës
07/04/2026 - 17:27

Dëmtimi i burimeve energjetike në Lindjen e Mesme mund të ketë një ndikim afatgjatë në furnizimet globale me naftë, paralajmëroi grupi OPEC+, duke theksuar se pasojat nuk do...

Më shumëDetails

Haxhiu: Jam e hapur të ndihmoj për çështjen e presidentit

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
07/04/2026 - 17:25

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, tha se është e hapur që të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së presidentit. “Tashmë...

Më shumëDetails

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt 2026

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt 2026
07/04/2026 - 17:15

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin shkurt 2026, duke bërë të ditur se numri i vizitorëve në hotele ka shënuar rritje krahasuar...

Më shumëDetails

Amerika sulmon me raketa ishullin e Iranit

Amerika sulmon me raketa ishullin e Iranit
07/04/2026 - 17:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme ndaj objektivave ushtarake në Ishullin Kharg në Iran. Sipas BBC, sulmet e fundit nuk kanë pasur në shënjestër infrastrukturën e...

Më shumëDetails

Zogaj i reagon Rexhajt pasi tha se “Abdixhiku kërkoi presidentin dhe tri ministri”: Shpifje e qëllimshme

Zogaj i reagon Rexhajt pasi tha se “Abdixhiku kërkoi presidentin dhe tri ministri”: Shpifje e qëllimshme
07/04/2026 - 16:52

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj, i ka reaguar ashpër Albatros Rexhajt, për deklaratën e tij se Lumir Abdixhiku në takimin me kreun e VV-së, Albin Kurti,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia e Kosovës shpall konkurs për vende pune

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë