Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

13/11/2025 - 14:03
në Lajme
A A
Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë, nga Lugina e Preshevës, ka thënë se diskriminimi ndaj shqiptarëve nuk është i rastësishëm dhe as procedural, por sistematik dhe i organizuar.

Një reagim i tij përmes rrjetit social ‘Facebook’ vjen si rrjedhojë e deklaratës së zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, Besnik Bislimi, lidhur me bllokimin e mjeteve të destinuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke shtuar se kjo vetëm sa e konfirmon publikisht atë që Kamberi prej vitesh e ka denoncuar në Kuvendin e Serbisë.

“Fakti që 3,650 nxënës shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë tashmë janë duke përdorur 35,448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pagesa përkatëse është refuzuar tri herë me një kod pa arsye të specifikuar, tregon më së miri shkallën e arbitraritetit administrativ me të cilin shqiptarët trajtohen në këtë shtet. Ky nuk është gabim bankar, por një metodë e qëllimshme për të bllokuar mbështetjen për komunitetin tonë. E njëjta logjikë e pengesave e pamë edhe me anulimin e vendimit për subvencionet bujqësore, edhe me vonesat e vazhdueshme për funksionimin e institucioneve tona përfaqësuese”, ka shkruar Kamberi.

Sipas tij, njoftimi i sotëm i Bislimit ka rëndësi të madhe politike, sepse, shtoi Kamberi, çështja e mjeteve zhvendoset nga plani teknik në planin ndërkombëtar dhe e vë këtë çështje në radar të Bashkimit Evropian dhe të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së, Peter Sørensen.

“Institucionet serbe duhet ta kuptojnë se nuk mund të promovojnë ‘dialog’ në Bruksel ndërkohë që përdorin administratën për të sabotuar të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ne do ta vazhdojmë betejën tonë politike dhe institucionale që çdo fëmijë, çdo familje dhe çdo qytetar i Luginës të trajtohet me dinjitet dhe barazi, sipas standardeve që Serbia pretendon se i respekton”, thuhet në fund të postimit.

JU REKOMANDOJMË

Jasharaj: Kur qeveria i gjeti paratë për studentët dhe pensionistët, t’i gjente edhe për punëtorët e RTK-së
Lajme

Jasharaj: Kur qeveria i gjeti paratë për studentët dhe pensionistët, t’i gjente edhe për punëtorët e RTK-së

13/11/2025 - 15:08
Prenkaj: Presidentja ka bërë shkelje kushtetuese me mandatimin e Konjufcës
Kryesore

Prenkaj: Presidentja ka bërë shkelje kushtetuese me mandatimin e Konjufcës

13/11/2025 - 14:37
‘‘A je ti bashkëkryetar apo ça je’’, Rama kapet duke biseduar me dikë me tone të ashpra
Kryesore

‘‘A je ti bashkëkryetar apo ça je’’, Rama kapet duke biseduar me dikë me tone të ashpra

13/11/2025 - 14:35
Jakaj: Presidentja t’i evitojë zgjedhjet në fundvit, mund të mos ketë prani ndërkombëtare
Kryesore

Jakaj: Presidentja t’i evitojë zgjedhjet në fundvit, mund të mos ketë prani ndërkombëtare

13/11/2025 - 14:33
​Fillon punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut
Lajme

Nis punën Komisioni për vlerësimin e fletëvotimeve të Mitrovicës së Jugut, raporti jo më larg se nesër

13/11/2025 - 14:25
Ish-kreu i Apelit: Albin Kurti mund të paraburgoset për 30 ditë nëse refuzon të dëshmojë për “Rezervat Shtetërore”
Kryesore

Ish-kreu i Apelit: Albin Kurti mund të paraburgoset për 30 ditë nëse refuzon të dëshmojë për “Rezervat Shtetërore”

13/11/2025 - 14:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Sadri Ramabaja e përmendi si kryetarin e ardhshëm potencial të PDK-së, reagon Bardhyl Mahmuti

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Xhelal Sveçla e humb betejën e parë me aktivistin e LDK-së që e fotografoi ditën e zgjedhjeve

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë