Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kamberi: Policia multietnike po rrezikon të zhduket

11/08/2025 - 21:19
në Lajme
A A
Nxori flamurin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Isha përgatitur mirë në të gjitha aspektet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka paralajmëruar se policia multietnike në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak po rrezikon të zhduket, për shkak të mungesës së përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve dhe boshnjakëve në strukturat policore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi ka bërë të ditur se bashkë me deputetët e Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) nga Sanxhaku, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë iniciuar hartimin e një programi të veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë në polici.
Sipas tij, punësimet e dekadës së fundit nuk kanë garantuar përfaqësim të barabartë, çka ka sjellë “zvogëlim të ndjeshëm të numrit të shqiptarëve dhe boshnjakëve në polici” dhe mospërputhje serioze mes përbërjes së saj dhe strukturës kombëtare të popullsisë lokale.
“Prandaj, në iniciativën që i kemi dërguar Kryeministrit të Serbisë kemi kërkuar që të inicohet program i veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë, si parakusht për ekzistimin e policisë multietnike. Ky program duhet të vazhdojë derisa përbërja e policisë të pasqyrojë realisht përbërjen kombëtare të popullsisë në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak”, ka theksuar Kamberi.

Ai ka kujtuar se në vitin 2001, me ndërmjetësimin e OSBE-së, u krijua një model i suksesshëm i policisë multietnike, i cili, sipas tij, solli stabilitet dhe besim te qytetarët. “Sot është koha të rikthejmë dhe forcojmë këtë model. Një program i tillë do të përmirësonte sigurinë dhe do të pasqyronte në mënyrë të drejtë strukturën e popullësisë në këto komuna dhe qytete”, ka shtuar deputeti shqiptar.

Postimi i plotë:

Policia multietnike po rrezikon të zhduket – kërkojmë program të veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë në polici!

Bashkë me deputetët e SDA nga Sanxhaku, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kemi inicuar hartimin e një programi të veçantë për punësimin e të rinjve shqiptarë dhe boshnjakë në strukturat policore në të gjitha komunat dhe qytetet ku jetojnë shqiptarët dhe boshnjakët.

Punësimet e deritanishme, sidomos ato të 10 vjeçarit të fundit, nuk kanë garantuar përfaqësim të drejtë dhe kjo ka zvogluar dukshëm numrin e shqiptarëve dhe boshnjakëve në polici dhe ka sjellë mospërputhje serioze në strukturën e policisë lokale, duke cenuar besimin dhe ndjenjën e sigurisë tek qytetarët.

Prandaj në iniciativën që i kemi dërguar Kryeministrit të Serbisë kemi kërkuar që të inicohet Program i veçantë për punësimin e të rinjëve shqiptarë dhe boshnjakë si parakusht për ekzistimin e policisë multietnike.

Programi i lartëpërmendur të vazhdojë derisa përbërja e policisë të pasqyrojë realisht përbërjen kombëtare të popullsisë në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak.

Në vitin 2001, me ndërmjetësimin e OSBE-së, u krijua një model i suksesshëm i policisë multietnike që solli stabilitet dhe besim. Sot, është koha të rikthejmë dhe forcojmë këtë model!

Një program i tillë do të përmirësonte sigurinë dhe do të pasqyronte në mënyrë të drejtë strukturën e popullësisë në këto komuna dhe qytete.

JU REKOMANDOJMË

Dërgohet pa shenja jete një person në QKUK, kishte plagë nga arma e zjarrit- detaje
Kryesore

Dërgohet pa shenja jete një person në QKUK, kishte plagë nga arma e zjarrit- detaje

11/08/2025 - 23:08
Vrasja e trefishtë në Gjilan, IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë
Kryesore

Vrasja e trefishtë në Gjilan, IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë

11/08/2025 - 22:08
Kryesore

Haxhiu demanton Çitakun: Natyrisht se vendimet e Kushtetueses respektohen

11/08/2025 - 21:45
Një i vde’kur dhe 10 të lënduar në aksidentin në Komoran
Kryesore

Një i vde’kur dhe 10 të lënduar në aksidentin në Komoran

11/08/2025 - 21:37
Trump thotë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës tokën e vet
Kryesore

Trump thotë se do të tentojë t’ia kthejë Ukrainës tokën e vet

11/08/2025 - 20:54
Deliu ironizon me deklaratën e Kurtit: Duket se ka tepër shumë të emëruar politik në këtë Qeveri
Kryesore

Blerta Deliu thotë se ka acarim raportesh mes Presidencës dhe Qeverisë

11/08/2025 - 20:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i tretë i vrarë sot në Gjilan nga fajdexhiu i dyshuar Mefail Shkodra (Foto)

    Ky është personi i tretë i vrarë sot në Gjilan nga fajdexhiu i dyshuar Mefail Shkodra (Foto)

    201 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • “Kafsha më ra, nëse lirohet jam e vdekur”, ‘Shqiponja’ nga Vushtrria rrëfen tmerrin që thotë se e përjetoi nga babai (Foto)

    678 Shpërndaje
    Shpërndaje 271 Tweet 170
  • Habibe Salihi – kjo është prokurorja speciale që e la të lirë fajdexhiun që përgjaku Gjilanin

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • 70 mijë euro dorëzani: Gjykata sqaron pse u liruan Mefail dhe Edonis Shkodra

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • 30 ditë paraburgim për Muharrem Tahirin nga Vushtrria – dyshohet se rrahu vajzën dhe i theu gishtin

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë