Kanadaja u dorëzua ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, menjëherë pas paralajmërimit të këtij të fundit se kombi do të paguante një “çmim financiar” të madh për tarifën e energjisë elektrike, për 25% që vendosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Udhëheqësi i Ontarios, Doug Ford u deklarua se do ta largojë tarifën 25% për energjinë elektrike kanadeze për Michigan, Nju Jork dhe Minesota, të cilën e vendosën të hënën në kundërpërgjigje të tarifave të mëparshme nga Trump, raporton Daily Mail, përcjell Gazeta Sinjali.
Trump kishte “kërcënuar” se do t’i rrisë tarifat ndaj Kanadasë.
Kështu që, Doug Ford tha se kishte folur me Sekretarin e Tregtisë, Howard Lutnick për situatën dhe të dy ranë dakord të takoheshin të enjten, 13 mars, së bashku me Përfaqësuesin e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara për të diskutuar tarifat reciproke që Trump dëshiron të vendosë në 2 prill.
Trump shpalli emergjencë kombëtare të energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara dhe dyfishoi tarifat për aluminin dhe çelikun nga Kanadaja pasi u miratua tarifa e energjisë elektrike.