Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka qenë mbrëmë pjesëmarrës në darkën e fundvitit të organizuar nga klubi i futbollit FC Besa e Pejës.
“FC Besa e themeluar më 12 janar të vitit 2024, këtë vit garon në Ligën e Parë me synimin që vitin tjetër futbollin pejan ta përfaqësojnë në elitën e futbollit vendor”, ka shkruar Ahmetaj.
Ahmetaj është njëri nga aksionarët e klubit pejan.
Ai e ka shfrytëzuar pozitën e tij në klub, duke përdorur fotografinë për parafushatë politike, ku me rastin e publikimit të saj ka thënë se si kandidat për deputet për në parlamentin e ardhshëm, premton se do të jem zëri i fuqizimit të sportit, shkruan Veriu.info
Pra, ai ka përdorur imazhin e futbollistëve për të shpërndarë mesazhe politike të parafushatës zgjedhore.