Kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë nga LDK dhe ish kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka prezantuar listën e kandidatëve për anëtar të Kuvendit Komunal.
Sikurse edhe kandidatët tjerë për kryetar, edhe Tahiri i prinë vet kësaj liste, i pasuar nga asamblistët aktual Edona Gashi e Shkelzen Xhaferi.
Tahiri për listën e kandidatëve thotë se është ekipi i tij dhe i LDK-së për Vushtrrinë, raporton Veriu.info.
Postimi i Xhafer Tahiri:
Njihuni me ekipin tim dhe të LDK për Vushtrrinë 😍
Jam fort krenar sepse me këta njerëz të mirë, që e njohin dhe e duan me zemër këtë qytet, aktivistë të hershëm, profesionistë nga fushat të rëndësishme për jetën e përditshme, Vushtrria qysh Ju e doni! #përtej cdo sfide, bëhet realitet!