Kandidatët për deputet shpeshherë tentojnë të shfrytëzojnë liderët politik dhe udhëheqësit e ndryshëm për të rritur imazhin e tyre dhe në këtë rend për të fituar ndonjë votë në emrin e tyre.
Një gjë të tillë po tenton ta bëjë edhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri, i cili ka sponsorizuar faqen e tij në Facebook me një foto të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit me logon e UÇK-së bë prapavijë, raporton Gazeta Online Veriuinfo.
Ai po tenton të rris numrin e ndjekësve të faqes së tij përmes dy figurave drejtuese të PDK-së në të kaluarën.
Në kushte normale të garës politike ai do të duhej ta bënte një gjë të tillë me imazhin politik të tij, pasi në fund të fundit ai është kandidat për deputet e jo dy ish udhëheqësit e PDK-së.
Apo ndoshta fakti që pak njerëz mund ta njohin e ka shtyrë Nezirin të bëjë një veprim të tillë që u mbetet qytetarëve ta vlerësojnë./Veriuinfo/