Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

04/03/2026 - 18:47
në Kryesore, Lajme
A A
Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës, konsideron se “shumica parlamentare po prodhon krizë të re politike”, pas propozimit të LVV-së emrin e Glauk Konjufcës për president të vendit.

Sipas PDK-së “përkundër mandatave që ia kanë besuar qytetarët, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar paaftësi për të qeverisur dhe papërgjegjshmëri, duke prodhuar kriza, polarizim dhe stagnim politik”.

PDK thekson se “zgjedhja e Presidentit nuk është garë për opozitën dhe nuk do të duhej të ishte as lojë politike për shumicën parlamentare”.

Reagimi i plotë i PDK-së:

Partia Demokratike e Kosovës shpreh keqardhjen e saj që për shkak të papërgjegjshmërisë së shumicës parlamentare dhe mosgatishmërisë së z. Kurti për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse apo ndërpartiake, vendi po përballet me rrezikun e moszgjedhjes së Presidentit të ri dhe po shkon drejt një krize të panevojshme institucionale.

Zgjedhja e Presidentit nuk është garë për opozitën dhe nuk do të duhej të ishte as lojë politike për shumicën parlamentare. Numrat në Kuvendin e Kosovës janë të qartë dhe detyrimi kushtetues i shumicës parlamentare është të sigurojë funksionimin normal të institucioneve.

Përkundër mandatave që ia kanë besuar qytetarët, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar paaftësi për të qeverisur dhe papërgjegjshmëri, duke prodhuar kriza, polarizim dhe stagnim politik.

Në vend të një qasjeje të përgjegjshme dhe shtetërore, shumica parlamentare ka vendosur të kandidojë një kandidat tërësisht partiak, pa koordinim me subjektet e tjera dhe pa mundësinë e arritjes së konsensusit.

Partia Demokratike e Kosovës ka vepruar gjatë gjithë këtij procesi me maturi dhe përgjegjësi politike. Ne kemi marrë pjesë në konsultime, kemi hequr vijat e kuqe për të krijuar hapësirë për një zgjidhje dhe kemi qenë të gatshëm të mbështesim një kandidat konsensual që garanton unitet dhe stabilitet institucional.

Si kontribut për stabilitetin, pas mosarritjes së një kandidature konsensuale, si subjekti më i madh politik opozitar kemi kërkuar që të zgjidhet një President i propozuar nga PDK-ja, si mekanizëm balancues për të shmangur përqendrimin e pushtetit në duart e një partie të vetme.

Fatkeqësisht, të gjitha këto mundësi u refuzuan.

Përgjegjësia për situatën e krijuar dhe për pasojat që mund të sjellë bie plotësisht mbi shumicën parlamentare dhe mbi ata që e kanë mandatin për ta qeverisur vendin.

Kosova ka nevojë për stabilitet politik, institucione funksionale dhe lidership që vendos interesin e shtetit mbi interesin partiak.

JU REKOMANDOJMË

E çuditshme: Pushteti i VV-së e shkarkon sekretarin e Kuvendit në ditën kur duhej të zgjidhej presidenti

E çuditshme: Pushteti i VV-së e shkarkon sekretarin e Kuvendit në ditën kur duhej të zgjidhej presidenti
04/03/2026 - 19:49

Është shkarkuar ushtruesi i detyrës të Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Arben Loshi. Kjo është konfirmuar nga vetë Lloshi. ‘’Nuk kam asnjë informatë, asnjë konsultim, vetëm më ka...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Kuvendi i Kosovës

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
04/03/2026 - 19:48

Gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca solemne e Kuvendit të Kosovës. Kjo seancë mbahet me rastin e shënimit të 28-të vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Operacion kundër krimit kibernetik i koordinuar nga EUROPOL, në Vushtrri, Obiliq e Ferizaj: Ndalohen, A.R., A.K. dhe R.H

Operacion kundër krimit kibernetik i koordinuar nga EUROPOL, në Vushtrri, Obiliq e Ferizaj: Ndalohen, A.R., A.K. dhe R.H
04/03/2026 - 19:41

Një operacion kundër krimit kibernetik, i koordinuar nga EUROPOL, në të cilin kanë marrë pjesë disa shtete të botës, përfshirë Republikën e Kosovës, në vendin tonë ka rezultuar...

Më shumëDetails

Kurti s’e propozoi për presidente: Çka tha Osmani para pak ditësh për raportet mes tyre dhe mandatin e dytë?

Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
04/03/2026 - 19:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfundimisht e ka lënë Vjosa Osmanin jashtë garës për presidente, duke e propozuar Glauk Konjufcën për këtë pozitë. Deri më tani, presidentja aktuale...

Më shumëDetails

Matoshi i reagon Mehmetajt me gjuhë eksplicite: A ma mirë me i’a mbajt zhagun Albinit, a Samisë…

Matoshi i reagon Mehmetajt me gjuhë eksplicite: A ma mirë me i’a mbajt zhagun Albinit, a Samisë…
04/03/2026 - 19:15

Një shkëmbim postimesh i fortë në rrjetet sociale ka ndezur debat mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe deputetes së Lëvizja Vetëvendosje, Adriana Matoshi. Mehmetaj i ka drejtuar një sfidë...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu: Kemi veç një kandidat për president, s’mund të thirrim seancë pa i pasur dy kandidatë

Albulena Haxhiu: Kemi veç një kandidat për president, s’mund të thirrim seancë pa i pasur dy kandidatë
04/03/2026 - 19:09

Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se e kanë të pamundur të thirrin seancë për presidentin e Kosovës për shkak se është veç një kandidaturë për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sot pritet të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, këto janë oraret e mundshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Gjykata ndryshon kushtet e lirimit me kusht për Smakajn, Kilajn, Fazliun e Kuçin

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë