Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kanë mashtruar shtetin me 3.8 milionë euro: Burg disavjeçar për dy kosovarët në Austri

11/03/2026 - 18:41
në Lajme
A A
Për 8 muaj në Kosovë kanë hyrë 928 milionë euro nga diaspora
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I pandehuri kryesor u dënua me tre vjet e tre muaj burg. Ai gjithashtu duhet t’i paguajë shtetit 500,000 euro, në emër të konfiskimit të fitimeve të paligjshme.

Në Linz të Austrisë, të martën, u dhanë vendime ligjërisht të detyrueshme në procesin gjyqësor ndj tre kontraktorëve të ndërtimit nga Kosova, të cilët u shkaktuan sigurimeve shoqërore 3.8 milionë euro dëme përmes praktikave të paligjshme. Dy burra u dënuan me burgim dhe gjoba.

Gjyqi ishte planifikuar për tre ditë, por përfundoi papritur shpejt, transmeton albinfo.ch. I pandehuri kryesor, një 41-vjeçar, u dënua me tre vjet e tre muaj burg. Ai gjithashtu duhet t’i paguajë shtetit 500,000 euro, në formë të konfiskimit të fitimeve të fituara në mënyrë të paligjshme, raporton trnsmetuesi publik austriak, orf.at.

I pandehuri i dytë, 39-vjeçar, mori një dënim me burg prej 24 muajsh, gjashtë muaj nga të cilët duhet t`i vuajë pa kushte, ndërsa pjesa tjetër me kusht për tre vjet. Edhe ai duhet të paguajë 100,000 në emër të konfiskimit. Së bashku, ata gjithashtu duhet t`i paguajnë më shumë se 3.8 milionë euro dëme Fondit Austriak të Sigurimeve Shëndetësore (ÖGK), i cili ishte viktima kryesore e mashtrimit.

Sipas aktakuzës, gjatë një periudhe trevjeçare, më shumë se 4,000 punëtorë të huaj u regjistruan në sigurimet shoqërore në mënyrë nominale dhe më pas u çregjistruan, transmeton albinfo.at. Përmes këtyre regjistrimeve, punëdhënësit mashtruan sistemin e sigurimeve shoqërore me kontributet e punëdhënësit që duhej të paguanin.

Punëtorë me dokumente të falsifikuara

Hetimi u iniciua nga inspektimet e kantiereve të ndërtimit në Steiermark, të cilat treguan parregullsi. Autoritetet u vunë në dijeni të treshes kur disa punëtorë paraqitën dokumente të falsifikuara.

E pandehura e tretë, një grua 37-vjeçare, u lirua nga akuzat për mungesë provash, përcjell albinfo.at.

Të gjitha vendimet janë ligjërisht të detyrueshme./Albinfo.ch

JU REKOMANDOJMË

“Lutemi që të jemi sërish bashkë”, Endriti me mesazh prekës për babanë gjatë iftarit me nënën

“Lutemi që të jemi sërish bashkë”, Endriti me mesazh prekës për babanë gjatë iftarit me nënën
11/03/2026 - 19:30

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka ndarë një moment emocional gjatë iftarit me nënën e tij, Lumnije Thaçi. Ai ka publikuar një fotografi në...

Më shumëDetails

Arrestohet Gjesti

“Jam zhduk për do ditë” Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi
11/03/2026 - 19:06

Reperi pejan, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën Gjesti, është arrestuar sot në Prishtinë. Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është dërguar në mbajtje...

Më shumëDetails

Ishte zhdukur nga 7 marsi, policia jep detaje se ku u gjet i pa jetë Alush Kastrati

Ishte zhdukur nga 7 marsi, policia jep detaje se ku u gjet i pa jetë Alush Kastrati
11/03/2026 - 18:23

Alush Kastrati, u gjet sot i vdekur pas disa ditësh kërkimi. 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit, ishte shpallur i zhdukur nga 7 marsi. Për gjetjen e...

Më shumëDetails

Pse s’u mundësua dhurimi i kristalit për Donald Trump? Ministria e Ekonomisë jep versionin e saj

Osmani kërkoi një gur minerar të “Trepçës” për t’ia dhuruar presidentit Trump, Qeveria e Kurtit nuk ia dha – presidentja shkoi “duarthatë” në Bordin e Paqes
11/03/2026 - 17:44

Gjatë ditës së sotme është raportuar se Ministria e Ekonomisë kishte refuzuar kërkesën e Vjosa Osmanit për dhurimin e një minerali/kristali nga Muzeu Shtetëror i Mineraleve dhe Kristaleve...

Më shumëDetails

Gjykimi në Hagë drejt fundit, Specialja thotë se e respekton Kushtetutën e Kosovës për të drejtat e të akuzuarve

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
11/03/2026 - 17:21

Gjykata Speciale ka publikuar në njoftim në faqen zyrtare të saj në “X” duke shkruar se gjyqtarët e Hagës sigurojnë se të drejtat e të akuzuarve respektohen në...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami thirrje rinisë: Ata që janë të pakënaqur me situatën aktuale politike le t’i bashkohen LDK-së

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
11/03/2026 - 17:09

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka uruar Forumin Rinor të LDK-së në 36 vjetorin e themelimit. Bajrami ka pasur një thirrje për të rinjtë që s’janë të kënaqur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Masa ndaj dekretit të presidentes – reagon ish-deputeti jurist, Korab Sejdiu

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Shteti nis kontroll të rreptë për çmimet e naftës në Kosovë, kjo është marzha maksimale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kjo ishte përgjigja nga Ministria për kërkesën e Osmanit në lidhje me gurin dhuratë për Trump

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë