Pritje të gjata dhe pakënaqësi të shumta janë raportuar sot në Klinikën e Syve, Veshit dhe Fytit në QKUK ku një numër i madh qytetarësh janë parë duke pritur në radhë për të marrë shërbime mjekësore.
Sipas dëshmitarëve, pacientët janë detyruar të presin për orë të tëra për të marrë numrin e hyrjes për kontroll mjekësor, pasi sistemi elektronik i menaxhimit të pacientëve ka rënë dhe nuk po funksionon.
“Jemi që nga mëngjesi këtu. Pacienten po presin me radhë për me marr numrin me hy në kontroll tek doktori. Por sistemi po bien dhe nuk po funksionin. Ka shumë njerëz që po presin” tha një pacient që po priste në radhë .