Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kaos total me transportin në Prishtinë: Pezullohen linjat private, të hënën protestë – edhe Trafiku Urban në gjendje të rëndë

22/11/2025 - 03:05
në Lajme
A A
Kaos total me transportin në Prishtinë: Pezullohen linjat private, të hënën protestë – edhe Trafiku Urban në gjendje të rëndë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kaos, Prishtina pa buxhet: Trafiku Urban dhe linjat private të transportit paralajmëron pezullim të punës.

Fakti që Prishtina është pa buxhet, dhe i njëjti nuk po alokohet, ka bërë që kryeqyteti të jetë në bllokadë.

Trafiku Urban ka paralajmëruar pezullimin e punës si pasojë e gjendjes së rëndë financiare.

“N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A. njofton se ofrimi i shërbimit të transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme, për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore. Kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes. Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët”, u tha në komunikatë.

“Pavarësisht bilancit pozitiv dhe performancës së qëndrueshme të ndërmarrjes, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë prekur furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset e brendshme teknike, duke krijuar rrethana që e bëjnë të pamundur operimin e rregullt. “Trafiku Urban” mbetet i përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe apelon për zgjidhje të menjëherëshme të bllokimit financiar, në mënyrë që të shmanget ndërprerja e qarkullimit për rreth 60 mijë qytetarë që përdorin transportin çdo ditë”, u tha më tutje.

Përderisa Trafiku Urban ka paralajmëruar pezullim, disa linja private tashmë kanë marrë këtë vendim.

Fjala është për linjën 3A, e cila ka theksuar se në Prishtinë mund të ketë kolaps.

“Si rezultat i mosshlyerjes së këtyre obligimeve, kompania është afruar në prag të një kolapsi financiar, pasi bart mbi vete detyrime të mëdha ndaj furnizimeve me naftë, mirëmbajtjes teknike, pagave të punëtorëve, kredive, qirasë dhe shumë obligimeve të tjera operacionale”, thuhet në njoftim.

“Lusim Komunën e Prishtinës, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Financave për gjetjen e një zgjidhjeje urgjente në lidhje me buxhetin, sepse ndalja e transportit publik në Kryeqytet do ta paralizojë të gjithë qytetin dhe do të krijojë pasoja të rënda për mijëra qytetarë që varen nga ky shërbim”, u tha më tutje.

Kompanitë private të transportit të autobusëve në Prishtinë, do të protestojnë të hënën, më 24 nëntor, në ora 09:00 para objektit të Komunës së Prishtinës.

Me këtë rast, në shenjë proteste, kompanitë private të autobusëve nuk do të kryejnë shërbime gjatë ditës së hënë dhe nuk do të ketë transport për udhëtarë.

Protestën e kanë konfirmuar Shoqata e Transportit “Uni Trans” që përfshinë linjat private në Prishtinë.

Nga kjo shoqatë kanë bërë me dije që arsyeja e protestës është vonesa e pagesave për kompanitë private të transportit nga ana e Komunës së Prishtinës.

“Arsyeja e protestës lidhet me vonesat e pagesave nga Komuna e Prishtinës. Që gjashtë muaj, nuk kemi pranuar asnjë pagesë nga komuna për shërbimet që kemi ofruar”, kanë deklaruar nga shoqata.

Vonesat e pagesave nga ana e komunës nuk kanë dëmtuar vetëm kompanitë private. Edhe Ndërmarrja Publike komunale “Trafiku Urban”, po ashtu ka paralajmëruar se ofrimi i shërbimeve të transportit publik mund të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme duke marrë parasysh rrethanat financiare dhe si pasojë e bllokimit të mjeteve buxhetore.

Si pasojë e bllokadës së buxhetit, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit.

Jo vetëm ndërmarrjet e transportit, por edhe ndërmarrjet e tjera janë në krizë të thellë, duke rrezikuar që Prishtina të kthehet në kaos. Ngjashëm, sikurse situata me RTK-në, ku askush nuk po alokon mjetet që u takojnë.

Këto duket të jenë vetëm shenjat e para direkte të bllokadës politike, e që për pasojë, pritet të vazhdojnë, pasi zgjedhjet janë caktuar më 28 dhjetor.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet ish-politikani britanik, mori ryshfet nga Rusia që ta lëvdonte në Parlamentin Evropian
Lajme

Arrestohet ish-politikani britanik, mori ryshfet nga Rusia që ta lëvdonte në Parlamentin Evropian

22/11/2025 - 03:01
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga burgu në Serbi
Kryesore

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga burgu në Serbi

21/11/2025 - 23:12
Qelaj: Dhomat e Specializuara të trajtojnë shqetësimet e ish-krerëve të UÇK-së
Kryesore

Në shkurt deklaratat përmbyllëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

21/11/2025 - 22:42
Arrestohet Nichi pas kontrollit në automjetin e tij nga Njësia Speciale
Kryesore

Arrestohet Nichi pas kontrollit në automjetin e tij nga Njësia Speciale

21/11/2025 - 22:24
Gashi – Kurtit: Mashtrove sa herë fole – dështimi, paaftësia, kri’mi, korru’psioni, janë fjalët që e përshkruajnë qeverisjen tënde
Kryesore

Gashi: VV nuk kishte vullnet dhe dëshirë për të formuar qeverinë – Kanë dashur vetëm të blejnë kohë!

21/11/2025 - 22:04
Integrimi në BE, eurodeputetja sllovene: Kosova gjithmonë po has në pengesa
Kryesore

Integrimi në BE, eurodeputetja sllovene: Kosova gjithmonë po has në pengesa

21/11/2025 - 21:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rreth 900 milion eurot e BE’së, Marta Kos kritikoi në sy Albin Kurtin

    Rreth 900 milion eurot e BE’së, Marta Kos kritikoi në sy Albin Kurtin

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Simpatizanti i njohur i VV’së zhgënjehet: Albini ma vodhi shpresën, jam në depresion politik

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekskluzive: Kjo është kompania së cilës iu zunë 120 kg drogë brenda autobusit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Koci i reagon Kurteshit: “Iku nga lufta, u kthye për të bërë tregti me verëra evropiane ndërsa me deklaratat për Listën Serbe janë “postpatriotizëm”

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Selim Voca nga Mitrovica gjendet i vdekur në Serbi – u aksidentua me tren ndërsa familja ka dy ditë që po e kërkon

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë