Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kapen 4 tonë çipsa potencialisht kancerogjenë duke hyrë nga Serbia në Kosovë – ja si funksionon rrjeti i këtyre dy kompanive me bazë në Qipro (Dokument)

30/07/2025 - 19:50
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Kapen 4 tonë çipsa potencialisht kancerogjenë duke hyrë nga Serbia në Kosovë – ja si funksionon rrjeti i këtyre dy kompanive me bazë në Qipro (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në tregun e Kosovës me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka zbuluar se në fundt të prillit kompanisë “NELT LCC” i janë kapur mbi 4 mijë kg çipsa me një substancë potencialisht kancerogjene.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të datës 28.04.2025, ku thuhet se pas pranimit të raporteve të analizave laboratorike lloji i mallit çips nga patatja në sasi 4019 kg  rezulton me nivel të ‘akrilamidit’ mbi limitin e lejuar.

“Ngarkesa … për importuesin “NELT LLC” NUK LEJOHET për shitje dhe shpërndarje të mëtutjeshme (shitje/përdorim etj.) në territorin e Republikës së Kosovës”, thotë vendimi i AUV i nënshkruar nga inspektorja fitosanitare, Sadete Meholli.

Veriu.info ka siguruar procesverbalet e marrjes së motrave, raportet e testimit të produktit, si dhe dokumentin që malli është ndaluar në pikën kufitare në Merdare gjatë hyrjes nga Serbia.

Nga dokumentet që siguruar Veriu.info shihet se bëhet fjalë për çipsa të brendit “Chips Way” që prodhohen në Çaçak të Serbisë nga kompania “Chips Way D.O.O.”

Foto ilustruese e produkteve të "Chips Way" - Burimi: https://chipsway.rs/proizvodi.php
Foto ilustruese e produkteve të “Chips Way” – Burimi: https://chipsway.rs/proizvodi.php

Në një faturë të lëshuar nga eksportuesi “Chip Way D.O.O.” për importuesin nga Kosova “NELT L.L.C.” thuhet se vlera e mallit është 10.275.81 euro (1.204.149,23 dinar).

Cili është rreziku i arkrilamidit mbi limit në çipsa?

1) Rrezik kancerogjen – Akrilamidi është klasifikuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) si një substancë “potencialisht kancerogjene për njerëzit” (Grupi 2A). Studimet në kafshë kanë treguar se doza të larta të akrilamidit mund të shkaktojnë disa lloje të kancerit.

2) Dëmtime neurologjike – Në doza të larta dhe ekspozim afatgjatë, akrilamidi mund të dëmtojë sistemin nervor, duke shkaktuar dobësi muskulore, probleme me koordinimin, apo ndryshime në ndjeshmërinë e lëkurës (në rastet më të rënda në ekspozim industrial ose nga dieta shumë e përqendruar).

3) Rreziqe për zhvillimin e fetusit – Studime në kafshë kanë sugjeruar se akrilamidi mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e fetusit, duke ngritur shqetësime për gratë shtatzëna.

4) Ndikim në ADN dhe riparimin e saj – Akrilamidi mund të ndërhyjë në strukturën e ADN-së dhe procesin e riparimit të saj, duke rritur potencialin mutagjen dhe rrezikun për kancer.

 

Kush është kompania “NELT L.L.C.” (importuesi i këtyre çipsave)?

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës “NELT L.L.C.” figuron se është regjistruar në vitin 2016 në rrugën ‘Aziz Abrashi’, drejtor menaxhues i së cilës është Artan Durguti. Nga të dhenat e tij në Facebook, kuptohet se “Nelt LCC Kosova” është e ndërlidhur me “Nelt Group” që bazën e ka në Serbi.

100% të aksioneve në kompaninë “NELT L.L.C.” i zotëron kompania “Neregelia Trading Limited”.

Veriu.info ka hulumtuar edhe rreth kompanisë “Neregelia Trading Limited”, e cila del të jetë e regjistruar në Qipro me datë themelimi 20 qershor 1998, ku si ekzpertizë thotë se ka treginë dhe shërbimet administrative. Në web faqen e “Neregelia Trading Limited” nuk tregohet se kush janë pronarët e kompanisë. As në të dhënat e qasshme në internet janë të publikuar pronarët e saj.

Kush është “Chips Way D.O.O.” (eksportuesi i këtyre çipsave)?

Veriu.info ka gjetur se kompania “Chips Way D.O.O.” menaxhon me fabrikën e çipsave në Çaçak të Serbisë. Pronësia e kësaj kompanie është e ndarë në tri (3) subjekte, ku 45% të aksioneve i zotëron “NEREGELIA TRADING LIMITED”, 45% “POTATO INVESTMENTS SARL” dhe 10% të aksioneve i zotëron Ivana Vujçiq.

Kush është kompania “NEREGELIA TRADING LIMITED”?

Pra, NEREGELIA TRADING LIMITED” zotëron 45% të aksioneve në fabrikën ku janë prodhuar çipsat që janë ndaluar për import në Kosovë përmes kompanisë “Nelt Group”, ndërsa zotëron 100% të aksioneve të kompanisë “Nelt L.C.C.” të regjistruar në Prishtinë e që ka tentuar të fus në tregun kosovar çipsa me substancë potencialisht kancerogjene.

Pse kompanitë nga vendet tjera zgjedhin të regjistrohen në Qipro?

Sipas raportimeve të bëra ndër vite nga mediat dhe profesionistët e fushës, arsyet kryesore pse kompanitë nga Ballkani dhe Evropa Lindore zgjedhin të regjistrohen në Qipro janë: a) Tatim i ulët në fitim, b) Mbrotja e anonimitetit të pronarëve, etj.

Nga ajo që shpjeguam në lartë del se “NEREGELIA TRADING LIMITED” (pronarët e të cilës nuk dihen publikisht) ka në pronësi kompani në Kosovë e Serbi, ku njërën e përdorë si importues e tjetrën si eksportues.

Veriu.info ka kërkuar përgjigje nga “NELT LLC” se çfarë ka ndodhur me këtë sasi të mallit e cila nuk lejohet të shitet, a është asgjësuar apo është kthyer mbrapsht, çfarë masa keni ndërmarrë që kjo gjë të mos ndodh sërish dhe se a ndjeni veten përgjegjës për një sasi kaq të lartë të çipsit me substancë kaq të rrezikshme për shendetin e konsumatorëve, por të vetmen përgjigje që e kemi marrë është se nuk e komentojnë rastin.

 

 

JU REKOMANDOJMË

Gruda: Jemi 14 vjet pas vendimit të Kushtetueses, s’mund t’i shqyrtojmë amendamentet e Osmanit

Gruda: Jemi 14 vjet pas vendimit të Kushtetueses, s’mund t’i shqyrtojmë amendamentet e Osmanit
05/03/2026 - 18:30

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, po mban mbledhjen pasi presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që...

Më shumëDetails

Koci: Ne kemi problem të cilin duhet ta zgjidhim sonte deri në 12, Osmani po propozon diçka që merr kohë me muaj

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
05/03/2026 - 18:13

Avokati kosovar, Arianit Koci, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka folur për propozimin e Vjosa Osmanit për ndryshimin e Kushtetutës dhe zgjedhjen e presidentit direkt nga...

Më shumëDetails

Gashi për amendamentet për president: Lojë e lodhur e manovër politike, është proces që zgjat me muaj

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
05/03/2026 - 18:11

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pasi që presidentja Vjosa Osmani ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, për të...

Më shumëDetails

Amendamentet kushtetuese për zgjedhjen direkte të Presidentit- Cakolli flet për procedurat

Cakolli: Problemi me parregullësitë në numërimin e votave janë vetëm ata që i numërojnë, e dosmdoshme të dixhitalizohet procesi
05/03/2026 - 17:58

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, e sheh të vështirë dhe të papërshtatshme mundësinë e ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Ai ka shpjeguar procedurën e cila...

Më shumëDetails

Si bëhet ndryshimi i amendamenteve kushtetuse që i propozoi Osmani-Haxhiut, flet Baraliu

Baraliu: Preventiva, metoda më e mirë për ta parandaluar kriminalitetin në Kosovë
05/03/2026 - 17:32

Presidentja e vendit, ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet për zgjedhje të drejtpërdrejta për president. Kjo është bërë e ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në...

Më shumëDetails

A i siguruan votat e Srpska-s? Osmani dhe VV pretendojnë të inicojnë amandamentim të Kushtetutës për presidentin

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
05/03/2026 - 17:30

Në një kohë kur vendi ka mbetur në ngërç për President të Kosovës si pasojë e mosarritjes së dy-të-tretave të votave, Presidentja në largim e Kosovës, Vjosa Osmani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Osmani uron Moldavinë për “zgjedhjen e qartë në rrugën evropiane”

    Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë