Policia në Mitrovicë të Jugut, sonte në rrugën “Evlia Qelebia “ ka realizuar bastisje në një lokal ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
Policia njofton se gjatë kontrollit, brenda lokalit janë hasur disa persona, ndërsa në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar mjete të ndryshme që shërbejnë per lojëra fati e bixhozi.
“Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë. Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit të cilit me aktvendimi të prokurorit i ështe caktuar masa e ndalimit policor”.
“Ndaj të dyshuarit është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, thotë policia në një njoftim.