Policia e Kosovës ka realizuar një urdhëresë aktive të Gjykatës, duke arrestuar një person të shpallur në kërkim për kalim të paautorizuar të kufirit.
Sinjali mëson se mbrëmë, më 6 shtator rreth orës 15:00, në Bernjak të Zubin Potokut, është ndaluar Stevica Sharac rreth 36-vjeçar.
Ai kishte urdhëresë aktive të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega Leposaviq, për veprën penale “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare”.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e paraburgimit.