Kandidatja për deputet nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pasi Këshilli i Pavarur i Mediave emëroi sot kryetarin e saj të ri edhe pse kryetari aktual kishte mandat aktiv.
Krasniqi e ka quajtur emërimin e Besnik Berishës në krye të KPM-së si përpjekje të pushteti për ta marrë në kontroll këtë institucion.
Sipas Krasniqit, kjo qasje do të marrë fund me zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Përpjekjet e turpshme të pushtetit për t’a marrë nën kontrollë KPM-në, përmes veglave të tyre, përbëjnë rrezik për funksionimin e mediave dhe demokracinë. Më 9 shkurt, kjo qasje do të marrë fund! Pavarësia e institucioneve do të mbrohet me çdo kusht”, thuhet në postimin e saj.