Aktori dhe producenti Naser Rafuna ka folur për mbylljen e serisë së njohur kosovare “Çka ka Shpija”, pas 13 vitesh dhe mbi 500 episode.
Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Rafuna rrëfeu me mallëngjim e emocion për përfundimin e serialit.
“Është një mallëngjim i papërshkrueshëm, çdo pjesë e kësaj shtëpie është kujtim i veçantë për mua dhe për gjithë jetën time, dmth gjithçka”, tha ai.
Ai shtoi po ashtu se, ndryshe nga shumë seriale kosovare që, sipas tij, ndërpriten papritur, kjo seri u përfundua në mënyrë të organizuar dhe pa borxh ndaj askujt.
“Kaq e ka pas ky serial, por e bukura është se çdo serial në Kosovë, në mënyrë të vrazhdë, është ndërprerë, e për herë të parë jam krenar që u ndërpre pa i pas borxh kërkujt, e me organizim”, potencoi producenti.













