Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kaq përqind e votave të diasporës i duhen Arbër Ismajlit të LDK’së që ta çojë në balotazh Alban Hysenin

14/10/2025 - 20:24
në Lajme
A A
Kaq përqind e votave të diasporës i duhen Arbër Ismajlit të LDK’së që ta çojë në balotazh Alban Hysenin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eugen Cakolli nga Instituti i Demokratik i Kosovës (IDK) parasheh që gara në Gjilan për kryetar komune mund të përfundojë qysh në rundin e parë.

Kjo pas procesimit dhe numërimit të votave nga diaspora, që sipas tij, janë rreth 3000 votues të regjistruar nga jashtë.

Madje sipas tij, kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hysenit, i duhen vetëm 92 vota që ta përfundojë garën qysh tani.

“Me votat që janë procesuar deri më tani, Gjilani del që është në prag të kalojë poa balotazh. Alban Hysenit i duhen vetëm 92 vota që të kalojë pa balotazh. Janë 2000 votues jashtë vendit, të regjistruar për të votuar në Gjilan. Mbetet të shihet sa është numri i tyre, por zakonisht përqindja shkon në 70-80%. Nëse veç i ndjekim trendët e zgjedhjeve deri më tani, gjasat janë që Gjilani me qenë komunë tjetër e cila përfundon pa balotazh në favor të Alban Hysenit, por që varen edhe votat me kusht, të cilat ndonëse nuk janë shumë në numër, mund të rrisin numrin e votave që janë jashtë vendit”, u shpreh ai, raporton Klankosova.tv.

Për më tepër, ai tha se votat nga diaspora zakonisht shkojnë në favor të LVV-së, siç ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, kur për Hysenin kishin ardhur gati 70% e tyre.

“Alban Hyseni, edhe në zgjedhjet e vitit 2021, kur kundërkandidat e ka pasur Lutfi Hazirin i cili ka qenë dukshëm më i konsoliduar si figurë publike dhe në përqindje ka qëndruar më mirë se Arbër Ismajli, ka arritur të ketë vetëm një numër krejt simbolik nga votat jashtë vendit, ndërsa LVV ka pasur gati 70% të votave të diasporës”, deklaroi Cakolli.

Megjithatë, ai thotë se që gara të shkojë në balotazh, kandidatit të LDK-së, Arbër Ismajli, i duhen mbi 50% të votave të diasporës.

Për sa i përket Junikut, Cakolli tha se atje është gara më interesante ku ¼ e votuesve të asaj komune janë nga jashtë vendit.

“Pra, 4 mijë votues janë në Junik, 1300 janë të regjistruar jashtë vendit. Diferenca mes dy kandidatëve është disa qindra vota dhe që gjasat janë reale që kjo komunë të mbyllet pa balotazh. Potencialisht mund të fitojë secili prej kandidatëve, edhe Agron Kuçi por edhe Ruzhdi Shehu ta përfundojnë pa balotazh. Por nëse u ndjekim trendët e së kaluarës, gjasat janë reale që shumica e votave të jenë për Shehun, dhe atij i mjaftojnë t’i sigurojë 55% të votave jashtë vendit”, deklaroi Cakolli.

Kështu, LDK-ja sipas tij mund ta fitojë komunën pa balotazh.

JU REKOMANDOJMË

Haliti: Nëse mbahen zgjedhje të reja në Kosovë, Vetëvendosje do të humbë shumë vota
Lajme

Haliti: Nëse mbahen zgjedhje të reja në Kosovë, Vetëvendosje do të humbë shumë vota

14/10/2025 - 22:58
Bajqinovci: Ta shohim a i kemi numrat, Rexhaj: Nëse nuk e bëjmë ne qeverinë, shkojmë në zgjedhje
Lajme

Bajqinovci: Ta shohim a i kemi numrat, Rexhaj: Nëse nuk e bëjmë ne qeverinë, shkojmë në zgjedhje

14/10/2025 - 22:46
Elezi: Hera e parë që Beogradi do të kontrolloj nëntë komuna në Kosovë
Lajme

Elezi: Hera e parë që Beogradi do të kontrolloj nëntë komuna në Kosovë

14/10/2025 - 22:26
Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
Kryesore

Bedri Hamza bën thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën kundër Speciales

14/10/2025 - 22:14
Pozhari: Fitorja pa balotazh e Lladrovcit, debakli më i madh i PDK-së pas luftës
Lajme

Pozhari: Fitorja pa balotazh e Lladrovcit, debakli më i madh i PDK-së pas luftës

14/10/2025 - 22:06
Nëse Lista Serbe ankohet në Kushtetuese, mund të pezullohet rrjedhja e afateve për formimin e qeverisë
Lajme

Nëse Lista Serbe ankohet në Kushtetuese, mund të pezullohet rrjedhja e afateve për formimin e qeverisë

14/10/2025 - 22:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    384 Shpërndaje
    Shpërndaje 154 Tweet 96
  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Podujevë, ky është rezultati?

    182 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Përfundon numërimi i votave për asamble në Pejë, ky është rezultati

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Obiliq, garë e ngushtë mes LDK dhe LVV

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë