Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara financiare të partive politike, për vitin 2024.
Raportet mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit dhe janë llogaritur përgjatë vitit kalendarik.
Kështu, Partia Demokratike e Kosovës ka pasur të hyra vjetore 1 milion e 34 mijë e 134 euro e 82 centë.
Prej tyre janë shpenzuar 938 mijë e 548 euro e 51 centë, shkruan IndeksOnline.
PDK-ja ka deklaruar si pasuri afatgjate toka, objekte dhe pajisje në vlerë prej 27 mijë e 455 euro e 83 centë.
Ndërkaq, pasuri afatshkurtra, si llogaritë e arkëtueshme dhe ekuivalentët e parasë, PDK-ja i ka në vlerë prej 28 mijë e 467 euro.
515 mijë e 463 euro e 86 centë është vlera e pagave të kompensuara të pjesëtarëve të partisë, gjithnjë sipas deklarimit të paaudituar të PDK-së.
Shtuar kësaj shume edhe kontributet pensionale të punëmarrësve, të punëdhënësve dhe tatimet në të ardhura personale, totali i pagave dhe kompensimeve arrin në 598,693 euro e 82 centë.
Gjatë vitit 2024, PDK-ja deklaron se ka shpenzuar 4,022 euro për karburante, 19,972 euro për bileta aeroplani, autobusi e taksie, dhe 2 mijë e 714 euro e 11 centë për sigurim dhe mirëmbajtje të veturave.
Nw kategorinë “Reklamat, reprezentacioni dhe konferencat”, PDK-ja deklaron se ka shpenzuar 109 mijë e 86 euro, përfshirë shpenzimet e lokalit, ushqimit, aktiviteteve të ndryshme kulturore, afishim e reklama.
Mbi 99 mijë e 787 euro janë shpenzuar për qira të lokalit, telefon e internet, shërbime komunale, fatura të energjisë elektrike dhe ë zhvlerësimit të pasurisë afatgjate.
KËTU mund të lexoni raportin e plotë.