Analisti Afrim Kasolli e ka kritikuar heshtjen e PDK-së ndaj skandalit me doracakun për mësimdhënësit në lëndën e “Edukimit Seksual dhe Shëndetit Riprodhues”.
Ai ka theksuar se deri me tani vetëm kryeministri Albin Kurti dhe PDK-ja nuk kanë reaguar në lidhje me doracaket.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se pakuptueshme mungesa e qëndrimit publik të PDK-së për këtë çështje.
“Skandali i doracakut për mësimdhënës në lëndën e “Edukimit Seksual dhe Shëndetit Riprodhues – Trupi im, ndjenjat dhe familja” e ka ndezur qe dy dite debatin shoqërore dhe politik ne vend. Vlersime pro dhe kontra kesaj teme u arituluan nga ata qe u përfshine ne kete debat. E kuptueshme. Diskutimet nxoren ne pah menyren tejet jo profesionale te përgatitjes se ketyre teksteve. Një keq përkthim tipik. Deri sa ne fund edhe ministria e Arsimit u detyrua te tërhiqet nga pozicioni lavdues fillestar dhe ta pranoi nevojen e korigjimit te tyre. Çuditërisht te heshtur ndaj ketij skandali mbeten vetem kryeministri Kurti dhe Partia Demokratike e Kosoves. Nese per te parin mund te supozohet se ne kete menyre prentedon te harrohet sa me shpejt ky rast, kurse eshte e pakpueshme mungesa e qëndrimit publilk te te dyteve ne raport me kete ceshtje tejet sensitive”, ka shkruar Kasolli.