Kandidat për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Kastrati, duke folur për largimin e tij nga PDK-ja, tha se ai është një episod i mbyllur për të.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ai tha se bashkë me partitë ish-opozitare, do të punojnë për ta larguar Albin Kurti nga pushteti.
“99.9 për qind janë bashkëpunëtorë dhe miq të mi të jashtëzakonshëm, që nuk i kam njohur në PDK, por i kam njohur këtu e 25 vjet më parë”.
“Ato keqkuptime që kanë qenë, dua t’i lë aty si episod i mbyllur, meqenëse është edhe fushatë zgjedhore dhe s’dua të keqkuptojë askush që kam tendenca ta dëmtojë dikë gjatë fushatës. Jemi miq dhe si miq opozitarë kemi me e largu Albin Kurtin nga pushteti”, u shpreh ai.













