Sport Forma fantastike te Rubin Kazani, Mirlind Daku opsion konkret për tri skuadrat e Bundesligës 18/01/2026 - 18:17
Sport Sonte zhvillohet super meçi Tyson Fury – Diallain Whyte: Vendi, ora dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për të 23/04/2022 - 15:00
Sport Reagon për herë të parë Ronaldo: Faleminderit Liverpool, nuk ju harroj kurrë 21/04/2022 - 22:49
Sport Guardiola: Liverpooli është ndër skuadrat më të mira në histori të futbollit 21/04/2022 - 22:00
Sport ‘Ai është i jashtëzakonshëm’: Trajneri i Lille flet për formën e mrekullueshme të Edon ZhegrovësSkuadra e Lille sonte do të përballet me Reims me fillim nga ora 19:00 në kuadër të xhiros së 33’të në ligën franceze derisa trajneri i Lille, Jocelyn Gourvennec gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes ka folur edhe për paraqitjet e sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova, transmeton Gazeta Metro. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova po kalon momente të mrekullueshme në ligën e Francës me skuadrën e tij, Lille ai është në një formë mjaft të mirë ku ka arritur në dy sfidat e fundit të jetë mjaft i dobishëm pasi që ka realizuar një gol dhe ka regjistruar një asistim. Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur dje trajneri i Lille, Jocelyn Gourvennec nuk mundi pa përmendur edhe për formën që po kalon 23-vjeçari në Francë, duke thënë se është mbresëlënës dhe pikat e tij më të forta janë driblimi dhe mënyra se si e kontrollon topin. ”Mbrojtja është një aspekt i lojës së tij që nuk është automatik. Ju duhet të pranoni pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Ai është mbresëlënës për cilësitë e tij, veçanërisht në driblimin dhe kontrollin e topit. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm kështu që ne nuk shqetësohemi,” tha ai. Ndër të tjera Gourvennec foli edhe për marrëdhënien në fushë mes Zhegrovës dhe mbrojtësit turk, Zeki Celik për të cilin thotë se është një lojtar kolektiv por që pret se mund të përmirësohet ende kombinimi mes tyre. ”Marrëdhënia e Zhegrovës me Zekin nuk është problem, sepse Zeki Celik është një lojtar kolektiv, por marrëdhënia ende mund të përmirësohet. Është çështje automatizimi. Mendoj se Edoni do të ishte më i rehatshëm në një sistem sulmues, por unë përsëri mund ta lejojë atë të ecë përpara,” shtoi 50-vjeçari. Mbi të gjitha sonte mund të shohim edhe një përballje mes dy lojtarëve të Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova dhe Arbër Zeneli i cili bën pjesë në klubin e Reims dhe është rikthyer nga lëndimi. Zeneli luajti gjatë gjithë pjesës së dytë në duelin ndaj Montpellier, ku skuadra e tij nuk arriti më shumë se një barazim pa gola. /gazetametro.net 20/04/2022 - 12:36
Sport Kelmendi: Nuk jam pishman që refuzova milionat, mënyra si më trajtojnë njerëzit në Kosovë nuk ka para që e paguan 19/04/2022 - 17:58