Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Katër ditë në Presidencë, Haxhiu ende pa vendim për anëtarin e KQZ-së: A do të rrezikojë shkeljen e Kushtetutës për VV-në?

08/04/2026 - 11:55
në Kryesore, Lajme
A A
Katër ditë në Presidencë, Haxhiu ende pa vendim për anëtarin e KQZ-së: A do të rrezikojë shkeljen e Kushtetutës për VV-në?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhi, ka 4 ditë që ka marrë edhe pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes dhe ende nuk ka ndërmarr asnjë veprim për kompletimin e KQZ-së.

Madje, ajo nuk e ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me emërimin e anëtarit të dhjetë të institucionit që organizon zgjedhjet në vend.

Ende nuk dihet se kur Haxhiu do t`i jep epilog kësaj çështje të “nxehtë’, të cilën në tavolinë ia kë lënë ish-presidentja Vjosa Osmani.

Shoqëria civile dhe njohësit e çështjeve kushtetutës kanë bërë me dije se ky vend në KQZ i takon PDK-së.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ai ka bërë me dije se Haxhiu sa më shpejt duhet të emërojë anëtarin e dhjetë të KQZ-së.

Sipas tij, ky anëtar i takon PDK-së.

“Nuk është dashur të lihej një anëtar të mos dekretohej nga ish-presidentja Osmani. Znj.Haxhiu tani ka dy kërkesa, të LVV-së dhe të PDK-së. Ajo në respektim të kushtetutshmërisë e të parimeve ë ligjit dhe të përfaqësimit të grupeve parlamentare duhet sa më parë ta emërojë një anëtarë. Ne vlerësojmë që anëtari tjetër që do të vinte do të duhej të ishte nga PDK-ja. Edhe pse vjen nga partia e njëjtë, Haxhiu do të duhej të ishte e paanshme ta kryejë funksionin e detyrës me integritet…Kushtetuta kërkon një anëtar nga radhët e PDK-së që rasti të mos dërgohet në Kushtetuese… Do të ishte shkelje kushtetuese, nominimi, dërgimi, dekretimi i këtij anëtari të LVV-së”, është shprehur Jakaj.

Ish-presidentja Vjosa Osmani ishte kritikuar ashpër për mosveprim në këtë drejtim.

Me mosguximin e saj për të vepruar në këtë drejtim, Osmani nuk e kishte respektuar as praktikën që e kishte ndërtuar në vitin 2021, në rastin e njëjtë.

Vendimi i Haxhiut për këtë temë dka peshë të madhe sepse mund të ketë konsekuenca të ndryshme politike në vend.

Nëse Haxhiu, ia plotëson dëshirën VV-së, duke ia emëruar anëtarin e tretë në KQZ, ajo mund të përfundojë lehtësisht në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo pasi PDK është shprehur e gatshme për ta dërguar çështjen në këtë institucion.

Favorizimi i partisë së saj, Lëvizjes Vetëvendosje, duke ia plotësuar dëshirën për emërimin e anëtarit të 3-të në KQZ, mund ta bëjë Haxhiun në shkelëse të Kushtetutës, respektivisht nenit 139, ku në mënyrë të qartë është shpjeguar se si bëhet ndarja e ulëseve në institucionin e zgjedhjeve për grupet parlamentare shqiptare.

Një situatë e tillë vetëm sa do ta thellojë krizën politike në vend, pasi në rast se Haxhiu do të deklarohej si shkelëse e Kushtetutës së Kosovës, ajo nuk do të mund të vazhdojë të qëndrojë as si UD e Presidentes së Kosovës.

Në vitin 2021, Osmani kishte vendosur që Partisë Demokratike të Kosovës t’i takonin 2 ulëse në KQZ dhe kësisoj kishte refuzuar kërkesën e Vetëvendosjes për emërimin e anëtarit të 3-të në këtë institucion që organizon zgjedhje në vend. Partia e Kurtit kërkonte anëtarin e 3-të me arsyetimin se në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ka fituar 50% të votave. Kërkesë të ngjashme është duke përsëritur dhe tani, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

JU REKOMANDOJMË

CNN: Izraeli pa reagim për orë të tëra pas armëpushimit SHBA-Iran

CNN: Izraeli pa reagim për orë të tëra pas armëpushimit SHBA-Iran
08/04/2026 - 13:51

Izraeli mbeti për disa orë pa reagim zyrtar pas armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, duke i lënë qytetarët të kuptojnë zhvillimet përmes mediave të huaja. Njoftimi i presidentit...

Më shumëDetails

Hoti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të dalin të lirë shumë shpejt

Hoti për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të dalin të lirë shumë shpejt
08/04/2026 - 13:48

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut ka pasur një kërkesë ndaj ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat...

Më shumëDetails

Dy anije kaluan Ngushticën e Hormuzit që nga armëpushimi, qindra të tjera mbeten të bllokuara

Dy anije kaluan Ngushticën e Hormuzit që nga armëpushimi, qindra të tjera mbeten të bllokuara
08/04/2026 - 13:47

Të paktën dy anije kanë kaluar Ngushticën e Hormuzit që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, sipas MarineTraffic. Megjithatë, qindra të tjera mbeten të bllokuara...

Më shumëDetails

Specialja merr vendim për seancat në rastin e Thaçit

Specialja merr vendim për seancat në rastin e Thaçit
08/04/2026 - 13:45

Specialja ka njoftuar se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë. Në njoftim theksohet se seancat...

Më shumëDetails

Ramabaja tallet me Osmanin: “Telefonata e Osmanit në orën 03:10” për planin me Trumpin

Ramabaja tallet me Osmanin: “Telefonata e Osmanit në orën 03:10” për planin me Trumpin
08/04/2026 - 13:40

Analisti Sadri Ramabaja ka publikuar një shkrim ironik ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, duke satirizuar rolin e saj në zhvillimet ndërkombëtare. Në postimin e tij, Ramabaja shkruan me tone...

Më shumëDetails

Zjarri i madh në autostradën “Ibrahim Rugova”, krijohen kolona të gjata te Qafa e Duhles

Zjarri i madh në autostradën “Ibrahim Rugova”, krijohen kolona të gjata te Qafa e Duhles
08/04/2026 - 13:28

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në segmentin rrugor në afërsi të Qafës së Duhles. Sipas pamjeve nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

    BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, viktimë është një 39-vjeçar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gazetarja e Piranjave: Babai i ish-kandidatës për asamble në Fushë Kosovë ia mori jashtëligjshëm tokën mbesës së tij

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë