Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Katër kadetë të FSK-së përfundojnë Akademinë Ushtarake në Gjermani

20/11/2025 - 13:29
në Lajme, Ndryshe
A A
Katër kadetë të FSK-së përfundojnë Akademinë Ushtarake në Gjermani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, u mbajt ceremonia e përfundimit të akademisë ushtarake tre vjeçare në Republikën Federale të Gjermanisë të katër kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Oficerët më të rinj të FSK-së që diplomuan me sukses të lartë ishin: Nëntoger Shumëzim Karaqica, drejtimi ushtarak Logjistike/Mirëmbajtje, Nëntoger Arton Xhemajli në drejtimin ushtarak Logjistikë/ Furnizim, Nëntoger Xheladin Kurtaj në drejtimin ushtarak Xhenio Luftarake dhe Nëntoger Fatlum Agushi në drejtimin ushtarak IT ushtarake.

Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Forcave të Armatosura Gjermane (Bundesëehr), stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës, familjarë të kadetëve, mysafirë të nderit.

Me fjalë rasti u adresuan Atasheu i Mbrojtjes Kolonel Bekim Zejnullahu, Drejtori i Departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar nga Ministria e Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Ajeti si dhe shefi i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar të Forcave të Armatosura Gjermane (Bundesëehr) Kolonel Christian Schmidt.

Me këtë rast u vlerësua mbështetja e vazhdueshme e Ministrisë së Mbrojtjes/Ushtrisë Gjermane në arsimimin dhe trajnimin e oficereve të FSK-së si dhe vlerës që i japim partneritetit me Forcat e Armatosura Gjermane.

“Bashkëpunimi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, gjatë viteve ka luajtur një rol vendimtar në forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sot oficerët tanë të sapo emëruar, bashkohen me trupën e oficerëve të FSK-së – të përgatitur, të aftë dhe të denjë për të udhëhequr trupat tona me nder, integritet dhe përkushtim”, njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani.

JU REKOMANDOJMË

Presidenca dorëzon komentet në Kushtetuese në lidhje me dekretin e Osmanit

Festat e fundvitit/ Presidenca ndan 4600 euro për dekorim (Dokument)
12/03/2026 - 17:55

Presidenca e Kosovës ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari për media...

Më shumëDetails

BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

Dyshimet për keqpërdorim të parave, BIK thërret konferencë për media
12/03/2026 - 17:10

Vlera minimale u rrit për 70 përqind, mesatarja 100 përqind e maksimalija për 50 përqind. Kësi ndryshime kanë pësuar vlerat e pagesës së vitrave në Kosovë në këtë...

Më shumëDetails

I vazhdohet paraburgimi Fatmir Shehollit

I vazhdohet paraburgimi Fatmir Shehollit
12/03/2026 - 16:54

Gjykata e Prishtinës i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh. Vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Shehollit për Indeksonline...

Më shumëDetails

Kusari i reagon LDK-së: Po e imiton VV-në në sulmet ndaj gazetarëve

Ofendime e ngacmime seksuale që tre vite në rrjetet sociale – Flutura Kusari ushtron kallëzim penal ndaj përkrahësit të VV-së
12/03/2026 - 16:36

Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pasi Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar polemikat me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. Kusari në reagimin e saj në Facebook,...

Më shumëDetails

Rinia e PDK-së me aksion para MPJ: Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini

Rinia e PDK-së me aksion para MPJ: Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini
12/03/2026 - 16:21

Rinia Demokratike e Kosovës ka realizuar sot një aksion simbolik në reagim ndaj një pamjeje të papranueshme që u publikua dje nga ambientet e Ministrisë së Punëve të...

Më shumëDetails

Gërvalla dhe ambasadori britanik diskutojnë për Vetingun dhe forcimin e sundimit të ligjit

Gërvalla dhe ambasadori britanik diskutojnë për Vetingun dhe forcimin e sundimit të ligjit
12/03/2026 - 16:10

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla është takuar me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, me të cilin kanë diskutuar për përparimin e reformave në drejtësi dhe forcimin e institucioneve që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    315 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A i ka pasur LVV votat për Vjosa Osmanin, ja çka thotë Kusari-Lila

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dërgohet në mbajte për 48 orë Gjesti, nga policia japin detaje

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë