Mitrovicasit i kanë mposhtur shqiponjat e zeza në qytetin e Pejës.
Në ndeshjen e katërt radhazi, xehetarët kanë arritur me një lehtësi ta mposhtin KB Pejën, shkruan Jepi zë.
Me këtë fitore minatorët kanë siguruar finalen, duke shmangur ndeshjen e pestë, ndërsa tani do të përballen me KB Yllin e Suharekës.
Më i dalluari në këtë ndeshje ishte Drilon Hajrizi së bashku me Purvis dhe Gordon, por ndeshje të mirë treguan edhe Amin Hot e Collins.
Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ishte 81-76 në të mirë të KB Trepçës.
Duhet theksuar se tifozët mitrovicas kishin organizuar përcjelljen e ndeshjes në palestrën “Minatori” duke krijuar një atmosferë impozante.