Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka folur për herë të parë për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Ai ka thënë se ende nuk dihet se kush do të jetë kandidat për president dhe nëse ekziston ndonjë marrëveshje konkrete politike lidhur me këtë çështje.
Në një prononcim për Indeksonline, Haliti tha se do të veprojë sipas vendimit që e merr partia.
“Varet, nuk e di kush është kandidat dhe a ka ndonjë marrëveshje. Individualisht mendoj se është koha që presidenti të zgjidhet me marrëveshje mes pozitës dhe opozitës”, ka deklaruar Haliti, duke shtuar se nuk mund të përmendë ndonjë emër konkret për këtë post.
Deklarata e Halitit vjen në një kohë kur në skenën politike po diskutohet gjerësisht për procesin e ardhshëm të zgjedhjes së presidentit të Kosovës.












